LAJMI I FUNDIT:

Retro-kapelat për të gjitha stilet

Retro-kapelat për të gjitha stilet

Fjala është për retro-kapelat klasike, të cilat me linjat e tyre precize dhe me ngjyrat neutrale perfekt përshtaten me kombinimet pranverore.

Bashkë me balerinkat dhe shpagericat, ngjyrën e fuksionit dhe llokun simpatik të marinarit në kombinim me kollaret feministe është futur edhe një shtojcë e modës së meshkujve e cila gjithashtu i përvetësoi pjesëtaret e gjinisë së bukur.

Qoftë që do ta bartni me pantallona të shkurtra, me fustan të tejdukshëm apo me këmishë e pantallona, ky detaj do të duket shumë interesant. Këtë e dinë edhe bukuroshet e njohura: Charlize Theron, Gwen Stefani dhe Lane Klingor, të cilat këtë stil e kanë shfaqur në mënyrën unike të tyre.

Ia vlen ta provoni edhe ju! /Telegrafi/