LAJMI I FUNDIT:

Tunikat nga trikotazhi fin

Tunikat nga trikotazhi fin

Si të notosh në stinën e re të modës, si të kesh një pamje fenomenale, por pa shpenzime të mëdha? Thjesht: mos bli gardërobë të re – zgjidh vetëm pjesët më të rëndësishme të veshjes si dhe aksesorë pa të cilët, njëmend, nuk bën.

Në sezonin vjeshtë/dimër në trend janë tunikat nga trikotazhi fin. Me kombinimin e kësaj veshjeje do të dukeni atraktive dhe moderne. Kombinimi me çorape të trasha dhe me rrip të gjerë, me minifund, xhinse të ngushta ose pantallona, do të jetë po kaq i suksesshëm.

Sa i përket ngjyrës dominon e hirta e ndritshme si dhe ngjyra purpur-vjollcë. /Telegrafi/