LAJMI I FUNDIT:

Cohat kundër ujit

Cohat kundër ujit

Metoda ma e thjeshtë për t’u mbrojtur nga shiu është të veshësh veshjet e najlonit me një veshje jo ajërpërçuese dhe kundër ujit, të tillë si polyutherane.

Veshja me polyutherane është me peshë të vogël dhe relativisht jo e shtrenjtë, porse rrobat e bëra me to janë jo shumë rezistuese ndaj gërryerjes ose mykut.

Ndonëse veshjet polyurethane nuk e përçojnë shiun, ato njëherësh nuk e përçojnë lagështirën dhe as lejojnë avullin të depërtojë. Nëse punoni shumë, djersitja që u ndodh mundet të njomë nga brenda shtresën tuaj veçuese.

Materialet Gore-Tex kundër depërtimit të uji kanë jetëgjatësi vetëm nëse kujdesemi si duhet.


Sa është masa e nevojshme e përçimit të ajrit në një cohë? Kjo është një pyetje të cilës mundet t’i përgjigjeni vetëm ju dhe lipset përvojë për një gjykim të drejtë.

Në parim, sasia e duhur e ajërpërçueshmërisë varet në strukturën tuaj personale trupore, metabolizmin si dhe në nivelin tuaj të veprimit gjatë ngjitjes. /Telegrafi/