LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhje mëndafshi

Zgjedhje mëndafshi

Mëndafshi prodhohet nga rrjetat e krijuara nga larvat e krimbave të mëndafshit të kultivuar.

Pamja shkëlqyese për të cilën shquhet mëndafshi vjen nga struktura si prizëm trekëndore e fibrave e cila i lejon rrobave prej mëndafshi që të përthyejnë dritën hyrëse në kënde të ndryshme.

Një këmishë e mëndafshtë është e nevojshme. Përveç kënaqësisë që të jep mëndafshi në lëkurë, sepse i bën veshjet të rrëshqasin mbi të, një këmishë e tillë mund të jetë idealja për të fjetur.

Perfekte në ngjyrat e shampanjës dhe fildishit: një kënaqësi për lëkurën dhe shikimin. Pjesë e disa koleksioneve të stilistëve të mëdhenj janë disa fustane-këmishë. Kombinohen në mënyrë perfekte me balerina dhe sandale të sheshta. Të veshura me një palë këpucë-stilet me kristale, kthehen në një fustan mbrëmjeje dhe look-u kompletohet me një krehje topuz dhe nga pak bizhuteri, por të çmuara.


Meqenëse mëndafshi është pëlhurë delikate, prodhuesit zakonisht rekomandojnë pastrimin kimik. Megjithatë, uji në avull mund t’i depërtojë pëlhurat, duke ulur fërkimin midis molekulave të fibrës. Kjo zbut dhe heq rrudhat. Uji gjithashtu tret molekulat e aromave dhe i largon ato. Kjo bën të mundur rifreskimin e rrobave pa nevojën për pastrim kimik. /Telegrafi/