LAJMI I FUNDIT:

Janë bërë 20 vjet që për Windows 95

Janë bërë 20 vjet që për Windows 95

Është sistemi operativ që ndryshoi kompjuterët desktop përgjithmonë.

Ardhja e Microsoft Windows 95 më 24 gusht 1995 solli një bum në kompjuterët personal.

Me një ndërfaqe më të lehtë dhe më intuitive e grafike sesa versionet e mëparshme, Windows 95 ishte një ndryshim i jashtëzakonshëm jo vetëm për bizneset, pasi qëllimi i deklaruar i Bill Gates në atë kohë ishte të arrihej në një kompjuter personal për çdo njeri.

Kjo ishte një kohë e hard disqeve me 320MB, 8MB RAM dhe monitor me 15-inç. Për shumicën e përdoruesve shtëpiak, interneti vetëm sa kishte filluar.


Windows 95 prezantoi menynë Start, e mundësuar nga një buton në këndin e poshtëm në të majtë të desktopit. Kjo i dha një pikë qendrore të hyrjes në meny secilit version të ardhshëm për zgjedhjen e komandave dhe aplikimeve.

Por 20 vjet pas lansimit fillestar të Windows 95, bota ka ndryshuar. Ne kemi telefona dhe TV të mençur, ndërsa e përdorim internetin praktikisht për çdo gjë. Ekranet e ndjeshme në prekje tani janë pothuajse të gjithëpranishëm dhe rezolucioni i ekraneve në raste të caktuara ka aq shumë piksel sa mund të jetë e vështirë për tu vërejtur me sy.

Ne ende kemi Windows, por gjërat po ndryshojnë. Por ky system operativ ka shumë rëndësi dhe ka kontribuar shumë, prandaj duhet thënë urime dhe faleminderit Microsoft për gjithë këtë zhvillim dhe arritje. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni

Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Xiaomi tallet me divorcin nga Bill Gates

Xiaomi tallet me divorcin nga Bill Gates

Vajza nga Kosova bën dizajnin grafik të mediumit prestigjioz botëror The Guardian

Vajza nga Kosova bën dizajnin grafik të mediumit prestigjioz botëror The Guardian

Kalo në kategori