LAJMI I FUNDIT:

Facebook është duke testuar zërin që kthehet në tekst

Facebook është duke testuar zërin që kthehet në tekst

Facebook është duke e testuar një funksion të ri për aplikacionin e saj të komunikimit Messenger, i cili do t’i kthejë klipet me zë në mesazhe të shkruara.

Funksioni i ri do të ju lejojë të dërgoni mesazhe me zë tek kontaktet tuaja në Messenger, me tekstin e transkriptuar që do të shfaqet më poshtë.

Sipas David Marcus, zëvendës president i produkteve të mesazheve në Facebook, funksioni i ri do të lëshohet në vende të zgjedhura fillimisht, dhe nëse rezulton si shërbim i suksesshëm do të prezantohet edhe tek përdoruesit e tjerë të mbetur të Facebook Messenger.

"Plani ynë ta provojmë këtë funksion në një shkallë më të vogël tani për tani, dhe pasi ta shohim se çfarë ju mendoni për të, do ta lëshojmë funksionin e ri i cili do të jetë gjerësisht në dispozicion" tha Marcus. (Telegrafi)