LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone 10 do të vijë tek gjithë telefonat Lumia WP8

Windows Phone 10 do të vijë tek gjithë telefonat Lumia WP8

Sot, Microsoft ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë përdoruesit e telefonave mobil Lumia. Kompania ka njoftuar sot se të gjithë telefonat Lumia të bazuar në Windows Phone 8 do të kenë Windows 10 OS vitin e ardhshëm.

Versioni i ri i platformës mobile Windows do ta unifikojë sistemin e saj operativ Windows OS për ta bërë kompatibil me telefona, tablet dhe PC, vetëm përmes një instalimi. Windows 10 do të vijë vitin e ardhshëm, ndërsa tani është në përgatitje e sipër.

Është shumë lajm i mirë që Microsoft do ti përditësojë edhe telefonat e vjetër më shumë se tri vite me versionin më të fundit të Windows OS. (Telegrafi)