LAJMI I FUNDIT:

LG para Samsung dhe të tjerëve me Android 5.0 Lollipop

LG para Samsung dhe të tjerëve me Android 5.0 Lollipop

LG ka njoftuar se modeli i saj kryesor i telefonit, LG G3 do të përditësohet në Android 5.0 Lollipop duke filluar nga "kjo javë", edhe pse ende nuk dihet nëse kjo do të thotë javën që përfundon sot, ose atë që fillon nga dita e hënë, më 10 nëntor.

Sidoqoftë, LG përmendi se përditësimi me versionin më të ri të sistemit operativ Android do të ofrohet fillimisht për përdoruesit në Poloni, ndërsa përdoruesit e tjerë në tregjet e tjera kryesore duhet të presin për të marrë Android 5.0 Lollipop "në të ardhmen e afërt."

Pas këtij njoftimi, duket se LG është prodhuesi i parë që zyrtarisht t’i bashkëngjitet versionit më të ri të Android, 5.0 Lollipop, si një prodhues i linjës së telefonave jo-Nexus, apo Google Play Edition.

Më parë gjatë javës, në internet u shfaqen disa pamje që tregojnë Lollipop duke punuar në G3, kështu që ndoshta lajmi i mbërritjes së versionit të ri të platformës mobile të Google në këtë telefon, nuk duhet të na habisë.


Prodhuesit e tjerë që së shpejti duhet të sjellin Lollipop për modelet e zgjedhura të telefonave të tyre përfshijnë emrat e mëdhenj sikurse Samsung, Sony Ericsson, HTC dhe Motorola. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Mini Mac i ri nuk do t'i ketë këto porte

Mini Mac i ri nuk do t'i ketë këto porte

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Kalo në kategori