LAJMI I FUNDIT:

Android 5.0 Lollipop shfaqet në Samsung Galaxy S4

Android 5.0 Lollipop shfaqet në Samsung Galaxy S4

Para disa ditësh është shfaqur një video e versionit më të ri të sistemit operativ të Google, Android 5.0 Lollipop në Samsung Galaxy S5. Ndërsa tani, versioni i njëjtë i Android është shfaqur në modelin paraprak të Samsung, Galaxy S4 të cilin e posedojnë shumë përdorues edhe në vendin tonë, dhe ky lajm sigurisht se do ti gëzojë pronarët e S4.

Në aspektin e dizajnit, Lollipop i ndërtuar në Samsung Galaxy S4 është shumë i njëjtë me atë në S5. Njoftimet e reja shfaqen në “lockscreen” dhe kudo tjetër në ndërfaqen e përdoruesit.

Aplikacionet ekzistuese janë përditësuar me elemente të reja të dizajnit material të Lollipop, siç quhet tani. Menuja me multi-tasking gjithashtu paraqitet në formë të kartave, një dallim ky tipik për Android 5.0 nga versionet e mëparshme.

Ndërsa, sa i përket performancës, versioni i ri i Android është thënë se do të jetë shumë më i shpejtë se sa Kitkat dhe më i mirë në menaxhimin e memories së telefonit.


SamMobile nuk e kanë lëshuar versionin e ri për shkarkim në Samsung Galaxy S4, sepse siç thuhet ende është i paqëndrueshëm, por një gjë të tillë pritet ta bëjë vetë Google në ditët në vijim. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Mini Mac i ri nuk do t'i ketë këto porte

Mini Mac i ri nuk do t'i ketë këto porte

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Kalo në kategori