LAJMI I FUNDIT:

Hakerët publikojnë mbi 100 mijë foto eksplicite nga Snapchat

Hakerët publikojnë mbi 100 mijë foto eksplicite nga Snapchat

Mbi 100.000 fotografi eksplicite të përdoruesve të Snapchat janë publikuar online, pas një sulmi hakerësh të cilët janë qasur në këto fotografi përmes aplikacioneve të palëve të treta të rrjetit tashmë shumë të famshëm social.

Hakerat mburren për faktin që kanë arritur të marrin më shumë se 13GB përmbajtje multimediale, përkatësisht fotografi dhe video të përdoruesve të Snapchat përmes një aplikacioni të jashtëm që lidhet me Snapchat.

Kjo sasi e fotografive besohet se është marrë nga më shumë se 100 mijë përdorues të Snapchat, edhe pse përdoruesit që i kanë bërë ato kanë supozuar se të njëjtat ishin fshirë.

Fajtori për këtë rrjedhje të madhe të fotografive është i panjohur, por spekulimet e shumta thonë se është pikërisht aplikacioni i Android, SnapSaved, burimi i rrjedhjes, edhe pse i njëjti është zhdukur tashmë nga dyqani i aplikacioneve.


Snapchat tha se serverët e saj "nuk ishin prekur" por që përdoruesit u viktimizuan nga përdorimi I aplikacioneve të palëve së treta për të dërguar dhe pranuar ato që quhen “snaps", një praktikë shprehimisht ndalohet nga vetë Snapchat.

“Thyerja” e aplikacioneve mobile me sa duket është bërë e pashmangshme, dhe përdoruesit me sa duket nuk janë shumë të vëmendshëm për përmbajtjen që e shkëmbejnë online.

Para një kohe, probleme të ngjashme ishin raportuar edhe për aplikacionin e mesazheve Viber, prej të cilit thuhej se është e lehtë marrja e fotografive dhe videove të përdoruesve të saj. (Telegrafi)