LAJMI I FUNDIT:

BE miraton marrëveshjen mes Facebook dhe WhatsApp

BE miraton marrëveshjen mes Facebook dhe WhatsApp

Facebook, rrjeti më i madh social në botë ka marrë miratimin e Bashkimit Evropian sot për blerjen e aplikacionit të famshëm të mesazheve – WhatsApp, të cilin e ka blerë për një shumë marramendëse prej 19 miliardë dollarësh.

Intepretimin e saj ligjor BE-ja e ka dhënë pas kundërshtimeve të operatorëve të mëdhenj të telekomunikimeve ne Evropë, ndërsa marrëveshja e Facebook me aplikacionin është më e madhja në historinë 10 vjeçare të rrjetit social.

WhatsApp pritet të shndërrohet në një rival të rëndësishëm të operatorëve mobil sikurse Deutsche Telekom, Orange dhe Telecom Italia, pasi që plani i saj është që të ofrojë shërbimeve të thirrjeve me zë, pa pagesë për përdoruesit.

Shërbimet e saj aplikacioni mobil do ti ofrojë tek baza e saj prej 450 milionë përdoruesve.


Komisioni Evropian tha se marrëveshja Facebook-WhatsApp nuk do ta dëmtojë konkurrencën. (Telegrafi)