Prodhuesi i famshëm kinez Xiaomi ofron telefona, tabletë, TV dhe produkte të tjera që janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe çmimet e ulëta. Por Xiaomi është i njohur edhe për softuerin e saj, ndërfaqen MIUI e cila i jep platformës mobile të Google, Android një shtresë të freskët me ngjyra, një ndërfaqe të personalizuar për përdoruesit, dhe aplikacione mobile shtesë, që ua mundësojnë përdoruesve të Android të përdorin funksione të reja në pajisjet e tyre mobile.
MIUI gjithashtu është i njohur për pamje që i ngjan më shumë platformës rivale, iOS të Apple sesa versionit origjinal të Google Android, për shkak të aplikacioneve me dukje të ngjashme, dhe shfaqjen e tyre të plotë në ballinën e telefonit.
Për më shumë risi, Xiaomi tani ka lëshuar versionin e ri të ndërfaqes së saj MIUI 6, i cili do të vjen së shpejti për të gjithë telefonat e fundit, tabletët, dhe pajisjet të tjera të kompanisë.
Zhvilluesit i kanë përmirësuar edhe aplikacionet kryesore të ndërfaqes me karakteristika të shumta, të tilla si aftësia për të identifikuar më shumë telefonata nga numrat e panjohur, si dhe ka ofruar mbështetje për gjestet e projektuara për pajisjet me ekrane të mëdha, ndërsa ka shtuar edhe mundësinë e grumbullimit dhe organizimit më të mirë të aplikacioneve në faqen kryesore, në të cilën tani janë edhe kontrollet më të mira të muzikës dhe funksione të tjera.
MIUI 6 tani është në dispozicion për një grup të vogël të testuesve beta.
Përfundimisht softueri i ri i Xiaomit do të jetë në dispozicion për pajisjet e fundit të kompanisë kineze, të tilla si telefonat Mi 3 dhe Mi 4 të cilat janë shitur në Kinë dhe në disa vende të tjera.
Xiaomi është një prej markave me rritjen më të shpejtë në Kinë, por kompania ka ambicie globale dhe do të mund të hyjë në tregun e SHBA në vitin 2015. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
Faqja e re e Google ‘Aktiviteti im’ shfaq gjithçka që keni bërë (Foto)
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos