LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Facebook lanson rivalin e Snapchat, aplikacionin Slingshot

Zyrtare: Facebook lanson rivalin e Snapchat, aplikacionin Slingshot

Me blerjet e fundit të kompanive të mëdha, por edhe shërbimet e reja të cilat i ka lansuar në tregun global, Facebook nuk është më vetëm një rrjet i madh social.

Tani, Facebook është duke rivalizuar edhe me aplikacionet e famshme si Snapchat, të cilit prej sot ia ka shtuar edhe rivalin Slingshot, aplikacionin e saj mobil i cili mendohet se do të marrë një pjesë të rëndësishme të përdoruesve të cilët bëjnë ‘snaps’.

Slingshot është një aplikacion për shpërndarjen e fotografive, por për dallim prej Snapchat e cila vetë-shkatërron fotografitë pas disa sekondave, Slingshot funksionon pak më ndryshe, pasi që në vend të “tretjes” së fotografive brenda disa sekondave, përdoruesit dërgojnë një foto tek një kontakt, por marrësi nuk mund të shoh fotografinë derisa nuk e dërgon edhe ky një tjetër fotografi si mesazh kthyes.

Slingshot sot është lëshuar për platformat kryesore mobile, iOS dhe Android. Të paktën kështu thuhet sipas faqes së re të shërbimit të Facebook, www.sling.me.


Përveç kësaj, Facebook ka lëshuar edhe një video promovuese për demonstrimin e shërbimit të saj më të ri, përkatësisht aplikacionit Slingshot. /Telegrafi/