LAJMI I FUNDIT:

iTunes Radio bëhet shërbimi i tretë më i famshëm për muzikë

iTunes Radio bëhet shërbimi i tretë më i famshëm për muzikë

Vetëm gjashtë muaj pas debutimit, iTunes Radio e kompanisë Apple i ka eklipsuar shërbimet tashmë të konsoliduara sikurse Spotify dhe Google Play All Access, dhe të tjerat të ngjashme, për tu bërë shërbimi i tretë më i famshëm në SHBA, thuhet sipas një raporti të ri të publikuar nga Statista.

Ndërkohë Pandora vazhdon ta ruajë një avantazh të qartë mbi të gjithë rivalët e saj, edhe pse të njëjtës i ka marrë 14 vjet për ta arritur nivelin aktual prej 70 milionë dëgjuesve aktiv.

Sipas raportit të Statista’së, Pandora mban 31 për qind të tregut të muzikës. Dhe këto të dhëna bazohen në dëgjuesit aktiv të shërbimeve të ngjashme, dhe jo nga numri i abonentëve me pagesë.

Përveç raportit të mëhershëm të Apple i cili thoshte se iTunes Radio ka mbi 11 milionë përdorues aktiv, kompania më nuk ka dhënë detaje të reja./ Telegrafi /