LAJMI I FUNDIT:

BBM shkarkohet 10 milionë herë për vetëm 24 orë

BBM shkarkohet 10 milionë herë për vetëm 24 orë

Para pak kohësh ishte raportuar se BBM për Android dhe iOS është shkarkuar më shumë se 5 milionë herë, në tetë orët e para pas prezantimit zyrtar.

Mirëpo, aplikacioni të hënën është paraqitur në Google Play Store dhe App Store, dhe sipas një njoftimi zyrtar nga BlackBerry thuhet se aplikacioni ka arritur të shkarkohet 10 milionë herë në 24 orët e para pas prezantimit, duke bërë që ky të jetë aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e aplikacioneve mobile.

Shkarkimi i aplikacionit mund të bëhet pa pagesë për të dyja platformat. BBM për Android dhe iOS u mundëson përdoruesve që të jenë në kontakt me miqtë dhe familjen, të krijojnë komunikim në grup, të dërgojnë mesazhe, dhe jo vetëm kaq.

Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit munden të shpërndajnë edhe fotografi, fajlla, foto, video dhe audio. / Telegrafi /