LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet platforma kërkuese ‘Sakushton’

Zgjerohet platforma kërkuese ‘Sakushton’

Platforma e bazuar në Internet për krahasim dhe kërkim të produkteve në shitje në Kosovë, të mërkurën, ka zgjeruar rrjetin e kërkimit duke përfshirë edhe kompaninë e teknologjisë Neptun, dhe rrjetin e ushqimit Begmart.

Këto dy kompani i shtohen kompanive si Gjirafa, E-baa, Maxi, E gjeta dhe Aztech.


Në këtë mënyrë platforma tashmë për secilin kërkim të klientëve jep rezultate të gjërave që janë në shitje nga 7 platforma të ndryshme kosovare duke rritur konkurencën e shitjes on line dhe duke përmirësuar cilësinë e ofertës për blerësit.

Neptun si distributor ekskluziv i shumë markave të njohura botërore është zinxhiri me i madh i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, smartphone , robalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun ka lansuar së fundmi shërbimin e-commerce dhe aplikacionin mobile në android.

“Ky është vetëm fillimi i kësaj platforme ne do të vazhdojmë të shtojkmë shitës të tjerë deri sa të përfshihet secila kompani serioze e shitjes on line”, ka thënë Virtyt Gacaferri kryeshef i sakushton.com.

“Kjo platformë është ndërtuar nga tre partnerë me përvojë në tri fusha kyçe për këtë shërbim, një gazetarë të ekonomisë, një specialist marketingu dhe një kompani të IT-së. Kështu sakushton ka tërë ekspertizën për një shërbim kulminant për kosovarët”, ka shtuar ai.

Gjatë vitit të fundit shitja online në Kosovë ka pasur një rritje të madhe, si pasojë e pandemisë Kovid 2. Më këtë rast janë shtuar shitësit on line dhe është paraqitur nevojë për një makinë kërkuese të të gjithë platformave. Kjo është bërë me investimin e pronarëve dhe përkrahjen e ICK-së si dhe donatorëve të ndryshëm duke përfshi Bashkimin Evropian përmes projekteve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe dhe përmes projekteve të ICK-së të përkrahura nga Agjencia Gjermane për Zhvillim GIZ.