LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të reja për Android 4.4 Kit Kat

Zbulohen detaje të reja për Android 4.4 Kit Kat

Gjatë fundjavës një numër i fotografive të reja për versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 4.4 KitKat ka rrjedh në internet, për të dhënë disa sugjerime të reja lidhur me specifikat e reja të cilat mund t’i shohim në Android 4.4 KitKat, kur i njëjti të debutojë edhe zyrtarisht.

Pamjet e reja të Android 4.4 KitKat zbulojnë më shumë lidhur me ndërfaqen e re të përdoruesit dhe dizajnit të versionit më të ri të platformës mobile të Google, Android.

Sipas disa raporteve të reja thuhet se Android 4.4 KitKat do ta mbështesë edhe arkitekturën 64-bitëshe, të paktën kjo ishte vërejtur në Intel Developer Forum.

Pritet që Google të zbulojë më shumë detaje rreth 4.4 Kit Kat në ngjarjen e saj të njohur si 2013 Big Bang, e cila do të mbahet më 14 tetor. / Telegrafi /