LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: MS Office vjen në iOS dhe Android

Zyrtare: MS Office vjen në iOS dhe Android

Me sa duket, Microsoft përfundimisht ka vendosur që të ofrojë produktin e saj më të famshëm, Microsoft Office për platformat më të famshme mobile, Apple iOS dhe Google Android.

Sipas raportit, thuhet se paketa e softuerit për zyrë do të jetë në dispozicion për përdoruesit mobil që nga marsi i vitit të ardhshëm.

Disa prej nesh, mund të pyesin nëse një lajm i tillë është i vërtetë, pasi që deri më tani është folur shumë rreth kësaj mundësie, por Microsoft Office ende nuk është me aplikacionin e saj zyrtar për telefonat e mençur mobil që bazohen në këto dy platforma.

Megjithatë, kësaj radhe The Verge thotë se një konfirmim i tillë vjen nga vetë Microsoft, përkatësisht menaxheri i produktit Petr Bobek, i cili i ka dhënë këto detaje, si dhe kohën e lansimit të kësaj pakete në iOS dhe Android. / Telegrafi /