Windows 8 Consumer Preview është emërtimi i versionit të ardhshëm të sistemit operativ i cili do të mund të testohet publikisht me 29 shkurt, kur edhe zyrtarisht për publikun do të jetë në dispozicion versioni i ri i Windows 8: Consumer Preview.
Versioni i ri testues i Windows 8 përndryshe nuk do të bart etiketën “beta”, por gjithsesi ende do të jetë produkt i papërfunduar i cili shërben kryesisht për testim. Në krahasim me Developer Preview, Windows 8 Consumer Preview bazohet sipas të gjitha gjasave në buildin 8220 ose ndonjë më të ri dhe sjell disa ndryshime, prej të cilave më evidente do të jetë mungesa e butonit Start. Edhe pse aty nuk do të jetë butoni Start, funksionaliteti ende do të jetë në dispozicion me shtypjen e tastit Win në tastierë ose me lëvizjen e miut në skajin e poshtëm të majtë të ekranit. Përveç largimit të butonit Start, arrin edhe seti i ri i ikonave, seti i ri i prapavijave për faqen fillestare Metro, shkurtesat e reja të Charm barit, propozimi i ri për menynë Apps, radhitja e re e Ribbonit dhe tastiera e re për pajisjet touch, por edhe shitorja në të cilën në të ardhmen do të blihen aplikacionet Metro.
Krahas ndryshimeve të përmendura, pritet qëndrueshmëria më e madhe e sistemit dhe më pak probleme dhe bug të cilët janë hasur në versionin Developer Preview dhe në përgjithësi një përvojë më komplete dhe më e këndshme, më afër asaj që mund të pritet në versionin final. Windows 8 është një version shumë i rëndësishëm për Microsoft dhe pritet të jenë themel i platformës moderne Metro, filozofisë së dizajnit dhe ndërfaqes për shfrytëzues që do të unifikoj tërë ekosistemin, telefonat e mençur, tabletët dhe kompjuterët klasik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh