LAJMI I FUNDIT:

Sony padit hakerët

Sony padit hakerët

Duket se Sony megjithatë nuk ka zgjidhje elegante për problemet që ia ka shkaktuar grupi i hakerëve fail0verfloW në krye me George Hotz.

George "Geohot" Hotz dhe i tërë ekipi fail0verflow tani janë në shënjestër të avokatëve të Sony, të cilët pos tij, kanë dërguar padi edhe kundër Hector Martinit dhe Sven Peterit, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjen 27C3 të muajit të kaluar, ku është paraqitur shkatërrimi i plotë i sigurisë së konzolës së lojërave të kompanisë Sony, si pasojë e lëshimit katastrofik në zbatimin e çelësit të kriptografisë. Pos të sipërpërmendurve, në padi përmenden edhe qindra individë, emrat e të cilëve nuk janë të njohur.
Padia bazohet në shkeljen e supozuar të aktit Digital Millenium Copyright Act dhe publikimit të rutinave enkriptuese të konzolës PlayStation 3, si dhe publikim të jailbreak për firmware 3.55 nga ana e Hotz.

Sony është goditur bukur rëndë me zhvillimin e ngjarjeve dhe nuk e ka ndërmend t’i lëshojë aq lehtë përgjegjësit pa u hakmarrë mirë. /Telegrafi/