LAJMI I FUNDIT:

Itri & Bach në Prishtinë!

Itri & Bach në Prishtinë!

Yunus Emre Enstitüsü - Qendra Kulturore Turke në Prishtinë më 12 nëntor 2015 në ora 19.00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë organizon koncert madhështor, ku do të luhen veprat e kompozitorëve Itri & Bach.

Itri dhe Bach janë dy muzicientë të mëdhenj që kanë jetuar në shekullin e njëjtë, por që në kohë dhe hapësirë të ndryshme e kanë arritur kulmin e artit të tyre.

Që të dy janë kompozitorë të mëdhenj dhe mbresëlënës, njëri në muzikën klasike perëndimore ndërsa tjetri në muzikën klasike turke. Përderisa shumica e veprave të Bach-ut kanë mbijetuar deri më sot, aq më pak kanë mbijetuar ato të Itri-ut.

Viti 2012 është shpallur “viti i Itri-ut” nga UNESCO.


Po në këtë vit doli albumi Itri&Bach, i cili u përgatit duke u inspiruar nga lidhja e fuqishme e Bach-ut dhe Irti-ut.

Në këtë koncert do të marrin pjesë Murat Aydemir, Ertan Tekin, Çağ Erçağ dhe artist i ftuar Serdar Mamaç.

Çağ Erçağ / Violonçelist

Më 1986 filloi studimet e tija në konservatorin e Universiteti Hacettepe dhe diplomoi më 1996.

Gjatë studimeve mori pjesë në master klas në Francë dhe Zvicër. Violonçelisti i cili morri pjesë në koncerte solo dhe kamertale më 2002 iu bashkua grupit Çellistanbul.

Ai është edhe anëtar i grupit të muzicientëve arabë Ateek dhe anëtar i grupit Borusan.

Më 2010 fitoi çmimin e “Grupi muzikor kamertal” të organizuar nga revista “Andante”.

Grupi “Borusan Quartet” më 2010 e fitoi vendin e parë në garën ndërkombëtare të muzikës kamertale (ICMEC), garë kjo finalja e së cilës u mbajt në Carnegie Hall në New York.

Serdar Mamaç / Violonçelist

Studimet i filloi më 1990 në konservatorin e Universiteti “9 Eylül” dhe diplomoi me 1999.

Veprimtarinë e vazhdoi me C.Erfa në akademinë muzikore të Darmstadd.

Më 2001 u pranua në studime të masterit në shkollën e lartë muzikore Detmold , që e mbaroi më 2002.

Mori pjesë në master klas të mbajtura nga A.Rudin, M.Komitzer dhe J.Barthe.

Ndërmjet 2004-2007 ushtroi detyrën e violonçelistit në “Orkestra Akademik Başkent”. Ai aktualisht është mësimdhënës në fakultetin e arteve të bukura të Universiteti Yasar.

Ertan Tekin / Fyelltar

Artisti vjen nga një familje me traditë muzikore me prejardhje nga Erzurumi i Turqisë. 25 vitet e fundit merret me hulumtime të muzikës tradicionale anadolliane, të muzikës kurde, të Armene dhe ka bërë incizime të llojeve të përmendura.

Ai ka kontribuar për hapjen e fyellit që kohëve të fundit ishte në harresë e sipër.

Ai ka luajtur fyell në albumet e incizuara në një kish në Stamboll dhe të publikuara në Norvegji me titull “Three Voice Man” dhe në albumin e publikuar në Belgjikë “Chansosns pour la fin d’un jour”.

Ka luajtur në shumë pjesë për muzikë filmike.

Murat Aydemir / Tambur me tela

Më 1982 filloi konservatorin e Universitetit të Stambollit prej nga dhe u diplomua më 1992.

Albumet që i incizoi në bashkëpunim me Derya Turkan, u publikuan në SHBA me titujt: “Ahenk Volüme I (1997) ”, “ Ahenk Volüme II (2006)” nga Golden Horn.

Një album i përbërë nga veprat e muzikës klasike turke e publikoi në Turqi në bashkëpunim me Salih Bilgin të titullar “Neva”.

Ky duet më 2009 e boti albumin “Neva II” . Më 2008 e publikoi albumin me titull: “Murat Aydmir Solo” , ndërsa më 2011 “Albumin Murat Aydemir Trio”.

Më 2010 e botoi librin me titull “Makam Guide”.

Kjo vepër e botuar në gjuhën angleze me 2012 u botua në gjuhën greke. Ai është anëtar i Korit Presidencial të Muzikës Klasike Turke.