Të dhëna shkencore thonë se mungesa e dritës gjatë vjeshtës ndikon në procesin e të menduarit te njeriu. Linja e autobusit që frekuentojmë çdo ditë, stacioni te rrethi, rruga e blinave, ajo qoshja e qytetit ku ndjeni rehatinë, petullat e çastit në shesh, zhurma e t’premtës dhe qetësia e t’dielës, ajo shëtitorja te parku i qytetit, tollovia në trafik, prishja e semaforit - e çka jo tjetër na ngacmojnë motorin e perceptimit të qytetit. Cilado të jetë pika që na ndezë trurin, në fund Prishtina na del e dashur dhe strofulla ku ndjejmë rehatinë. Ose jo?! E gjitha varet nga këndvështrimi ynë, por ajo që kalojmë të gjithë njësoj është procesi i të menduarit. Edicioni i 32-të i BarCamp Prishtina i dedikohet pikërisht këtij procesi.
Do sillen në këtë edicion diskutime rreth mendjes njerëzore, madhështisë së saj që iu dha më së shumti llojit tonë, procesit në të cilin kalon njeriu gjatë të të menduarit. Do flitet edhe për mendjet kriminale. Por, edhe për pamundësinë e artikulimit në të folur të mendimeve që kemi!
Folës në këtë edicion do të jenë Granit Shatri, Anisa Hasani dhe Daut Demaku.
Graniti, një psikolog, psikoterapist, publicist dhe poet në zhvillim do të sjellë në BarCamp përvojën e tij dhe ecjen nga letërsia, mitologjia, religjioni, etnologjia tek psikologjia. Graniti aktualisht është koordinator i shëndetit mendor në burgjet e Kosovës dhe në këtë edicion të BarCampit do të sjellë edhe përvojën e punës me mendjet kriminale.
Anisa, dikur një vajzë që e kanë përqeshur për pamundësinë e shprehjes së fjalëve në mënyrë të saktë, sot një logopede e zonja, do të sjellë në BarCamp Prishtina rrugëtimin e saj që nuk ka kaluar edhe pa vështirësi. Anisa do të flasë për pamundësinë e artikulimit me fjalë të mendimeve që kanë fëmijët si dhe emocionet që ndjenë ajo çdo herë kur me punën e saj u ndihmonë atyre të tejkalojnë këto vështirësi.
Daut Demaku, një gazetar shumëvjeçar që vokacion ka dashurinë për letërsi e shkrim, do të flasë në BarCamp për ligjet themelore të mendjes, duke vënë theksin në përdorimin praktik të këtyre ligjeve për ndryshimin cilësor të jetës së njeriut. Thyerjet politike të viteve të nëntëdhjeta ia mundësuan që këtë dashuri ta orientojë në binarë të duhur. Ishte dhe mbetet thellësisht i bindur se pa njohjen e ligjeve të mendjes – nuk mund të krijohet letërsi artistike!
BarCamp është një aktivitet i hapur dhe në të mund të marrin pjesë të gjithë që ngacmohen nga kjo temë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Odhise Paskali dhe monumenti i Çerçiz Topullit, në Gjirokastrën e vitit 1934

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame