Profesori dhe artisti i fotografisë, Fahredin Spahija, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shpalos edhe një të vërtetë të hidhur për tendencat e artistëve të Kosovës për të mashtruar opinionin me sukseset fiktive. Spahija më herët kishte reaguar ndaj lajmit se “në qendrën botërore të artit... në Paris... hapet ekspozita e artit e artistëve të shquar botërorë, në mesin e të cilëve do të ekspozohen edhe pikturat e Zake Prelvukajt”. Në fakt, fjala ishte jo për artistë të zgjedhur po për ata që janë të gatshëm të paguajnë për pjesëmarrje. Të njëjtin reagim Spahija sot e bën ndaj lajmit se “piktorja Saranda Xhemajli përfaqëson Kosovën në ekspozitën ‘Berliner Liste 2015’”, që në fakt është një panair arti ku secili që paguan, pa marrë parasysh nivelin, mund të marrë pjesë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij.
LEXO PO ASHTU: Fahredin Spahija: Zake Prelvukaj mashtron opinionin
“Saranda Xhemajli si Zake Prelvukaj:
Saranda Xhemajli mashtron opinionin me informata të rrejshme për pjesëmarrjen e saj në një "ekspozitë" si Zake Prelvukaj, kohë më parë.
Në një shkrim në KultPlus të gazetares Suzana Berisha (http://www.kultplus.com/?id=4&l=10232), piktorja Saranda Xhemajli thotë se do të përfaqësojë Kosovën në këtë ekspozitë të madhe ku do të marrin pjesë mbi 100 artistë nga e gjithë bota, pa treguar se kush e ka përzgjedhur atë që ta përfaqësoj Kosovën dhe si është përzgjedhur.
Në një hulumtim timin disa minutësh përmes ‘hazreti’ apo ‘shën’ Google, gjeta informacione të bollshme për ekspozitën ku ‘Saranda do ta përfaqësojë Kosovën’… Fjala është për një Panair Arti i cili quhet ‘Berliner Liste 2015-fair for contemporary art’ i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët dhe blerësit që duhet të paguajnë një biletë hyrëse prej 13 eurove, nga 17 shtatori deri me 20 shtator (4 ditë). Secili pjesëmarrës në këtë panair arti është i obliguar të paguaj për 1 metër katrorë të hapësirës ekspozuese 135 euro, për një faqe të katalogut 185 euro dhe shpenzime shtesë për materialet propagandistike.
Pse Saranda Xhemajli thotë se është përzgjedhur për të qenë pjesë e ‘një ekspozitë shumë të rëndësishme ku do të marrin pjesë mbi 100 artistë nga e gjithë bota’, kur fjala është për një panair arti ku pjesëmarrës mund të jetë secila galeri e botës apo secili artist, pavarësisht nivelit të tij, vetëm nëse paguan shpenzimet e caktuara nga organizatori?! Pse një artiste e re duhet të ndjekë shembullin e keq të profesoreshës së Fakultetit të Arteve, Zake Prelvukaj e cila kishte mashtruar opinionin kosovar me informacione të ngjashme, për kinse pjesëmarrjen krah artistëve më të mëdhenj të botës si e përzgjedhur ‘nga një kurator me nam botërorë’, anipse doli se kishte paguar për pjesëmarrjen e saj në një panair arti të organizuar në njërin nga anekset e Muzeut Luver, i cili kishte qëndruar i hapur vetëm 2 ditë?!
Karriera e asnjë artisti nuk ndërtohet mbi bazat e mashtrimeve dhe gënjeshtrave sepse, sot ka mënyra për të zbuluar të vërtetën mbi organizimin e çdo ngjarjeje të rëndësishme apo ‘të rëndësishme’. Gazetat dhe portalet kosovare, por edhe ato gjithëshqiptare, përfundimisht duhet të verifikojnë informacionet që u vijnë nga artistët shqiptarë sepse dëshira për tu bërë ‘i famshëm’ brenda natës, shpesh i çon ata kah dhënia e informacioneve të rrejshme apo të mjegulluara apo edhe të fryra vetëm e vetëm që të tingëllojë, ngjarja ku ata bëhen pjesë e saj, sa më e madhe dhe më spektakolare!”, ka shkruar Spahija. /Telegrafi/
Faqja ku përshkruhen çmimet që duhet paguar për t’u bërë pjesë e këtij panairi
Kështu duket hapësira e panairit, ku piktorja ka me i pasë të ekspozuara punët e saj, por natyrisht pasi ka paguar një shumë të majme të hollash për hapësirën ekspozuese
Emri i piktores Saranda Xhemajli në listën e gjatë të pjesëmarrësve individualë, por edhe të galerive, në panairin “Berliner Liste 2015”. Tek emri i saj nuk figuron asnjë e dhënë se ajo është e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë
Heinrich Schliemann - aventurier, hajdut, hero!?

KËSHNDELLA

Origjina e njohjeve përmes kompjuterit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja