LAJMI I FUNDIT:

Dokumentohet historia e patriotëve të Nivicës

Dokumentohet historia e patriotëve të Nivicës

Në kohën kur publikimet komerciale sundojnë edhe tregun e botimeve, profesor Ago Nezha, ka mbledhur në një libër historinë e patriotëve të Nivicës dhe Dukatit.

Balil Nezha, kalorës i trimërisë, nuk është një monografi kushtuar personazhit, emrin e të cilit mban edhe libri, por është një dokumentim i jetës dhe veprës së njerëzve që kanë shkruar emrin e tyre në historinë e krahinave që kanë bërë vendin e tyre në historinë e Shqipërisë.

Autori tregon se në këtë libër zbërthen gjenealogjinë e Nezhajve të Nivicës të cilët më pas u vendosën në Dukat të Vlorës dhe zona të tjera të vendit.

“Doja t’i lija një trashëgimi brezit tim të ardhshëm, në mënyrë që ai të njohë të kaluarën e vetë, sepse pa njohje të së kaluarës nuk mund të kesh të ardhme. Sigurisht aty ka disa heronj, personazhe të cilët janë mjaft interesantë me krijimtarinë dhe punën e tyre. Balil Nezha i parë që është detyruar të emigrojë nga Nivica e Tepelenës në Dukat ka qenë udhëheqës i krahinës së Kurveleshit. Sulltani lëshoi një urdhër që Kurveleshi të izolohet dhe Nezhajt të zhduken si fis. Ata u detyruan që për vetëmbrojtje të ikin dhe shtegtuan në disa vende për të humbur gjurmët. Në Dukat u vendosën dy vëllezër, njëri në Lushnjë dhe njëri në Klos. Pra, u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë që të humbisnin gjurmët”, u shpreh Nezha.


Autori në këtë monografi ka sjellë historinë e një familjeje të madhe qe ka patur një kontribut të rëndësishëm në historinë e vendit.

“Në kohën e globalizmit ka një fenomen shumë të rrezikshëm që duhet të shpërbëhet fisi, fshati, komunitetet sepse migracioni supozon këto, por edhe vetë rryma globale e implementon këtë, si të thuash, filozofi të shpërbërjes së njerëzve. Nga kjo pikëpamje ky është një dokument të cilin do ta pasurojnë edhe brezat që do të vijnë më pas”, deklaroi Nezha.

Promovimi i librit është bërë në prani të banorëve, pasuesve të familjeve patriotike dhe zyrtarëve lokale. /TCH/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
Kalo në kategori