Vitrinave të romaneve në gjuhën shqipe në bibliotekat tona, iu është shtuar edhe një roman nga shkrimtarja e re dhe mjaft premtuese, Kaltrina Maloku.
Ajo vjen me romanin “Heshtja e Kohës”, në të cilin trajtohet një romancë dashurie e ndikuar nga dukuritë negative në shoqërinë tonë, siç janë paragjykimet dhe thashethemet në jetën e përditshme, dukuri këto që shqiptaret i kanë përcjell ndër vite.
E femra çdoherë është ajo që më së shumti i drejtohet gishti në shoqërinë shqiptare dhe për këtë arsye edhe romani i shkrimtares Kaltrina Maloku, në një formë është edhe apel për gjithë shoqërinë që të jetojnë jetën ashtu siç duan dhe jo ashtu siç duan të tjerët, pastaj çfarë të servir fati është çështje tjetër.
Po ashtu në këtë roman, paraqitet edhe ndikimi i papunësisë në jetën e të rinjve, si dhe jeta familjare nën ndikimin e këtyre dukurive negative. Po ashtu një temë tjetër që trajtohet në roman është edhe alkoolizmi dhe ndikimi negativ që ka përdorimi i tepruar i alkoolit. Tema këto që trajtohen me shumë emocion nga autorja dhe vihet re theksi i veçantë që i kushton përshkrimit të gjendjes emocionale dhe shpirtërore të personave përballë vështirësive jetësore. Me këtë rast, duhet theksuar se shkrimtarja e re, Maloku, përmes këtij romani ngre zërin në mbrojtje të ndjenjës së pastër të dashurisë dhe të mirës në përgjithësi.
Ndryshe, romani është botuar gjatë këtij muaji nga shtëpia botuese “Zef Serembe” dhe është shtypur nga shtypshkronja “Lena Grafik”, me redaktor Behar Gjokën dhe recensent Flamur Maloku.
Ndërkaq, botimi i këtij romani është mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), ndërsa lexuesit mund ta gjejnë shumë shpejt këtë roman nëpër libraritë e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë
Heinrich Schliemann - aventurier, hajdut, hero!?

KËSHNDELLA

Origjina e njohjeve përmes kompjuterit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja