Aktori Xhevat Qorraj, i cili i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë, është nderuar me çmimin kombëtar për vepra jetësore “Bekim Fehmiu”, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në motivacionin e jurisë për ndarjen e këtij çmimi thuhet se që nga vitet e shtatëdhjeta, Qorraj ka realizuar mbi 24 role kryesore, të cilat janë vlerësuar nga kritikë të vendit dhe ndërkombëtarë të nivelit të lartë artistik.
Pasi pranoi çmimin nga ministri Kujtim Shala, aktori e vlerësoi atë si më të rëndësishmin duke marrë parasysh emrin e aktorit të ndjerë që mban, Bekim Fehmiut, duke rikujtuar një moment të 44 viteve më parë.
“Në atë kohë, në Nish ku u mbajt festivali për aktorët më të mirë, qëlloi të ishte edhe i ndjeri Bekim Fehmiu. Unë u shpalla aktori më i mirë prej të rinjve, ndërsa sot, pas një pune të gjatë, pas shumë e shumë shpërblimeve, më duket se ky është shpërblimi më i dashur për mua, sepse mban emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiu. Më falni, por jam i emocionuar”, ka deklaruar ai.
Xhevat Qorraj, pas studimeve për teatër, kinematografi dhe televizion në Beograd, nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, ndërsa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.
Çmimi i përvitshëm për kinematografi iu dha regjisorit, skenaristit dhe producentit, Agim Sopi, i cili nuk ishte i pranishëm, për filmin “Agnus Day”, që trajton dramën e luftës në Kosovë dhe që ka qenë tepër i suksesshëm. Nga viti 2014, ai ka fituar 25 çmime në 70 festivale ndërkombëtare, ku ka qenë pjesëmarrës.
Çmimi kombëtar për vepra jetësore “Bekim Fehmiu” ka një vlerë prej 5.000 eurosh, ndërsa ai i përvitshmi për kinematografinë prej 2.500 eurosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Fjalimi i Skënderbeut!?
MOS U DORËZO KURRË
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Aktivitetet për ditën e katërt të Panairit të Librit
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje