DokuFest ka shpallur sot programin e plotë të filmave që do të shfaqen në festivalin e vitit 2015, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren, Kosovë.
Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.
Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti shoqëror i tij global dhe lokal si dhe pasojat, të cilat do të theksohen dhe hulumtohen në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe vendor. Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar ndërsa regjisori fitues i BAFTA dhe i paimitueshmi Daniel Mulloy edhe këtë vit ka krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit.
Filmat nga programi garues janë në thelb të festivalit dhe përzgjedhja e këtij viti sjell disa nga titujt më të mirë të filmave dokumentar si dhe atyre të shkurtër dhe eksperimental, në qytetin sharmant të Prizrenit dhe në kinematë e tij të hapura tanimë të njohura, me ç’rast me krenari e shpallim kinemanë e re këtë vit, the Dream Cinema (Kino Andrra).
DokuFest gjithashtu është shumë krenar që të prezantoj një numër rekord të filmave shqip nga filmëbërës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë. Dymbëdhjetë dokumentarë të shkurtër të prodhuar nga punëtoritë e DokuFest do të shfaqen në fesival poashtu. Por ajo që na bën krenar nuk është edhe aq numri sa në të vërtetë është cilësia e tyre.
Festivali do t’i bëjë homazh njërit ndër filmëbërësve më të mëdhenjë botëror Albert Mayslels, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij, përfshirë filmat legjendar Gimme Shelter dhe Grey Gardens e poashtu edhe dy filmat e tij të fundit Iris dhe In Transit. Albert Maysles, i cili vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 88 vjeçare, së bashku me vëllaun e tij David, ri-definuan filmëbërjen e dokumentarëve dhe ndikuan tek një brez i regjisorëve me aftësinë e tyre për të kapur realitetin ashtu siç ndodh.
View From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjell disa nga filmat më të mirë të këtij viti, përfshirë CITIZENFOUR, fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar, The Wolfpack, senzacionin e Sundance dhe fituesin e çmimit të jurisë atje si dhe The Pearl Button, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në këtë edicion të Berlinale.
Program i pasur i këtij viti poashtu përfshin programin e kuruar nga kritiku i filmit Neil Young e që është një studim i skenës së pavarur të filmit amerikan në programin e titulluar Uncharted States of America (Shtetet e Bashkuara të paeksploruara) dhe programin e Pamela Cohn që tanimë është një eksplorim i vazhdueshëm i muzikës në filmin dokumetar, në programin e titulluar Sound of my Soul (Tingujt e shpirtit tim).
“DokuFest po kthehet prap me një program eklektik të filmave që sigurtë do të mahnisin, emocionojnë, zgjojnë pyetje dhe befasojnë”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest. "Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërës të ri dhe mjeshtërat e kinemasë, publikut tonë në rritje".
Për ta parë programin e plotë, klikoni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

KUJTIMI I PARË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja