LAJMI I FUNDIT:

Doli nga shtypi romani “ALM”

Doli nga shtypi romani “ALM”

Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina ka botuar romanin e gazetarit dhe shkrimtarit Ahmet Jashari, me titullin “ALM”.

“ALM” është një roman psikologjik ku shpërfaqen tema, ide, dilema, situata absurde, veprime paradoksale, karaktere njerëzish kryesisht nga bota e politikës dhe mashtrimit etj.

“ALM” paraqet tipin e romanit psikologjik që në thelbin tij është një kronikë autentike rrëfimi, një formë personale përshkrimi e përsiatjeje që lidhet me “shpikjen” e një makine që lexon mendimet e të tjerëve. Zbulimi i botëve, i paragjykimeve, i mistereve dhe i prapaskenave, në mes të personazheve që kanë lidhje familjare, miqësore e të tjera, në fakt është trilli i romanit që ta mban frymën gjatë leximit.

“ALM”, po ashtu, na shpërfaq edhe një romancier (Ahmet Jasharin), që sjell në letërsinë tonë risi jo vetëm për temën psikologjike që trajton, por edhe shkathtësinë narrative që kap romani i tij.