Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, ka zhvilluar takim me deputetë të Bundestagut gjerman, ku është pritur nga Siegmund Ehrmann (SPD), Kryetar i Komisionit për Kulturë dhe Media.
Siegmund Ehrmann (SPD), Kryetar i Komisionit për Kulturë dhe Media ishte i shoqëruar nga Dr. HerlindGundelach (CDU), nënkryetare e komisionit dhe JohannesSelle (CDU), anëtar.
Në këtë takim tepër të rëndësishëm dhe me interes për Kosovën, u diskutua për çështje që kanë të bëjnë mbi marrëdhëniet mes të dy vendeve, Kosovës e Gjermanisë. Vend të veçantë zuri diskutimi për kulturën, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në projekte konkrete. Përkitazi për çështjet në fjalë, tashmë kur ekziston marrëveshja kulturore e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2012, u bisedua për avancimin e bashkëveprimit në fushat e kulturës.
Kryetari i Komisionit për Kulturë dhe Media në Bundestagun gjerman, Ehrmann, e informoi zëvendësministrin Hoti për punën dhe kompetencat që ka komisioni të cilin ai e drejton, ku përfshihen aspekti legjislativ për kulturë dhe media, ai i buxhetit për këto dy fusha si dhe bashkëpunimet kulturore.
Deputetët gjermanë u shprehën se janë të interesuar për të dëgjuar për jetën dhe organizimin kulturor në Kosovë dhe për punën që bën Qeveria e Kosovës, konkretisht MKRS në përmbushjen e kërkesave të komunitetit kulturor. Në kuadër të tërë kësaj, drejtuesit e Komisionit për Kulturë dhe Media të Bundestagut shprehën gatishmërinë e plotë për të ndihmuar aty ku pala kosovare e sheh të nevojshme dhe të arsyeshme, madje duke iu drejtuar zëvendësministrit Hoti me fjalët “Çfarë mund të bëjmë ne për ju?”.
Nga ana e tij, zëvendësministri Hoti, i falënderoi deputetët gjerman për pritjen e ngrohtë. Ai tha se Qeveria dhe populli i Kosovës i janë mirënjohës dhe falënderues shtetit e tërë popullit gjerman për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, e veçanërisht për ato që mbulon MKRS-ja.
Hoti e njoftoi kryetarin Ehrmann dhe bashkëpunëtorët e tij për punën, arritjet dhe prioritetet që bën dhe ka MKRS-ja në lidhje me fushat konkrete të kulturës siç janë diversiteti kulturor, diplomacia e promovimi kulturor si dhe trashëgimia kulturore. Hoti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të ndodh nëpërmjet instituteve,shkëmbimit të ekspertëve në këto pika, organizmin e aktiviteteve edukative kulturore, si trajnime, punëtori e seminare, aktiviteteve kulturore, duke krijuar kësisoj ngritjen e kuadrove por edhe të mundësive të reja.
“Në aspektin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve, e nevojshme është që të ketë shkëmbim përvojash edhe në promovimin e diversitetit dhe dialogut kulturor i cili është mjet për t’i sjellë njerëzit e komuniteteve të ndryshme më afër”, tha Hoti.
Zëvendësministri i informoi deputetët gjerman se Kosova konkretisht ka pasur bashkëpunim me Gjermaninë, në fushën e trashëgimisë kulturore, dhe në fushat tjera, ku organizata të ndryshme gjermane kanë bashkëpunuar dhe kanë qenë aktive në Kosovë.
Po ashtu, Hoti tha se Kosova është përcaktuar për perspektivën evropiane dhe është e orientuar për integrim evropian, dhe në liberalizimin e vizave. Ai vuri theksin në faktin se Qeveria e Kosovës, e në veçanti MKRS-ja në prioritetet e saj ka anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare kulturore, ku përmendi dhe kërkoi angazhimin e tyre në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

KUJTIMI I PARË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja