Phillip Lambro, një kompozitor dhe dirigjent amerikan me origjinë shqiptare, muzika e të cilit është luajtur nga orkestra brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara si dhe në shumë filma të Hollywoodit, ndërroi jetë ditën e shtunë pas një sëmundje të gjatë. Ishte 79 vjeç.
Lambro ishte një nga djemtë e mërgimtarëve shqiptarë Pascal “Pat” Lambro dhe Mary Lambro nga Wellesley Hills, në Massachusetts, ku u lind dhe u shkollua, përpara se të fillonte studimet për piano në Boston, në moshën e adoleshencës.
Debutimin në skenë e pati në moshën 17-vjeçare, në Panairin e Pianistëve, në Sallën e Simfonisë në të Bostonit, ku interpretoi një pjesë nga Shopeni. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai i vazhdoi studimet e tij muzikore në Miami University, në Coral Gables, Florida.
Më vonë, fitoi një bursë për në Akademinë Muzikore të Perëndimit në California, ku ndër mësuesit e tij ishin Donald Pond si dhe nxënësi më i shquar i kompozitorit Bela Bartok, pianisti hungarezo-amerikan Gyorgy Sandor.
Lambro ishte një nga kompozitorët më të rinj që i është interpretuar ndonjëherë muzika nga Orkestra e famshme e Philadelphias. “Dance Barbaro for Percussion” dhe “Miraflores for String Orchestra” ishin dy kompozimet e tij të para që u pritën me entuziazëm nga kritika si brenda, ashtu edhe jashtë Amerikës.
“Dance Barbaro” u prit me lavdërime të mëdha nga kritiku muzikor i gazetës “Philadelphia Inquirer”, i cili shkroi se kompozimi nga Lambro ishte “një sukses i bujshëm. Audienca e shijoi deri në decibelin më të fundit dhe e shpërbleu kompozitorin me një raund duartrokitjesh”.
Legjendari Leopold Stokowski dirigjoi muzikën e tij kur kompozitori Lambro nuk kishte shumë që kishte mbushur 24 vjeç, duke deklaruar se: “Phillip Lambro është shumë i talentuar dhe ka kapacitet të madh. Ka një mënyrë origjinale të trajtimit të muzikës dhe jetës”.
Mes listës së gjatë të veprave të tij bashkëkohore shquan “Four Songs for Soprano and Orchestra” (Katër Këngë për Soprano dhe Orkestër), të cilën e shkroi në 1967, pas vdekjes së shoqes së tij të shkollës së mesme në Wellesley, Sylvia Plath, bazuar në katër poezi të saj.
Pas një intepretimi të veprës së tij “Music for Wind, Brass & Percussion” nga Orkestra Simfonike e Bostonit, një kritik muzike në “Boston Phoenix” tha ndër te tjera se ajo solli “një risi të mrekullueshme” duke shtuar se “tingëllonte drithëruese, krijuese, e ndjeshme dhe e latuar”.
Përgjatë një karriere shumë të gjatë, kompozimet e tij janë luajtur nga dhjetëra ansamble orkestrale duke përfshirë edhe Baltimore Symphony, Jacksonville Symphony, Denver Symphony, New Orleans Symphony, St. Paul Symphony, Rochester Philharmonic si dhe në koncerte madhore në Evropë, Amerikën Jugore, Australi dhe në Azi.
Lambro ka kompozuar gjithashtu muzikë për filma, përfshirë edhe kolonën zanore të filmit dokumentar “Mineral King” që u lavdërua jashtëzakonisht nga kritikë dhe për të cilën u nderua çmim nga “National Board of Review” për muzikën më të mirë të vitit 1972.
Tema e filmit ishte beteja ambientaliste për të shpëtuar një luginë spektakolare akullnaje në Parkun Kombëtar Sequoia në Kaliforni nga zhvillime dëmtuese të ndërtimeve të biznesit.
Muzika e tij për një seri filmash dëshmoi aftësinë e tij për të kompozuar në formate dhe zhanre të ndryshme, duke filluar nga melodi për muzikën xhaz, te filmat e aksionit si “Murph The Surf”, e deri te solot zemërprekëse të kitarës spanjolle për filmin “And Now Miguel”, ku bariu i vogël malësor ruante tufën e deleve të familjes së tij.
“ky është tipi dhe stili i muzikës që grupet xhaz luanin në vitet 70 dhe ndonëse Lambro ishte kryesisht një kompozitor serioz klasik, duke qartë se ai njihte me mjeshtëri edhe këtë zhanër të stilit muzikor”, shkroi më vonë Thomas L. Kiefner, në “Perseverance Records”, për punën e muzikës së filmit të tij “Murph The Surf”
Bordi Kombëtar i Vlerësimit tha se muzika nga Lambro për filmin “And Now Miguel”, ishte “e ngrohtë” “misterioze”, “therrëse”, “vezulluese”, dhe “që ia vlen ta studiosh”.
Phillip Lambro la pas vëllain e tij më të ri, Donald Lambro, një gazetar dhe autor i njohur librash, në Washington DC, si dhe opinionist politik kolona e të cilit botohet nga gazeta në mbarë vendin. /Illyria Newspaper /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Kalendari i lashtë i Beratit (Video)
Interpretimi i një letre: Kur Edith Durham i shkruante George Bernard Shawit, për krimet serbe në Kosovë

Arti si lëvizje e kundërt ndaj nihilizmit
Libri që më mësoi çfarë është përkthimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa