Ish drejtori i Galerisë së Arteve, Fahredin Spahija, përms një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj disa deklaratave të piktores Zake Prelvukaj, duke e akuzuar si mashtruese ....
Më poshtë postimi i plotë në Facebook Fahredin Spahiut:
"Në një portal të Kosovës për kulturë lexova më herët, artikullin ku po thuhej se "Në qendrën botërore të artit, në Muzeun Caroussel du Louvre në Paris hapet ekspozita e artit e artistëve të shquar botërorë, e në mesin e të cilëve do të ekspozohen edhe pikturat e Zake Prelvukajt, piktores nga Kosova".
Kurse vet Zake Prelvukaj kishte deklaruar në këtë artikull se, "Po ndihem shumë mirë. Është privilegj të jesh e propozuar nga kurator të dëshmuar ndërkombëtar, në këtë rast Monika Martins. Po arti është si lumi, deshte nuk deshte e merr rrugëtimin e vetë. Natyrisht po ndihem shumë mirë, sepse nuk është e lehtë kjo rrugë, sidomos për terrenin ku në bëjmë art. Marr pjesë me disa punime, teknikë e kombinuar”.
Meqë jam fort i interesuar për sukseset e artistëve tanë në botë hulumtova pak rreth këtij "suksesi" dhe gjeta të vertetën që doli të ishte krejtësisht diçka tjetër nga ajo që informon artikulli përmes kallximeve të Zake Prelvukajt!
Fjala është për një galeriste virtuale (e jo kuratore e dëshmuar ndërkombëtarisht siç e thot Zake Prelvukaj) që ka krijuar një web faqe në vitin e kaluar (2014) dhe ky është organizimi i saj i dytë i cili fton artistët të bëhen pjesë e një Panairi te Artit (SALON ART SHOPPING CARROUSEL DU LOUVRE) duke paguar 350 euro per pikturen me format 50x50cm kurse 650 euro per nje pikture te formatit 90×90 cm (FEE 1 work maximum size 50×50 € 350 + iva, 1 work up to a maximum of 90×90 € 650 + iva.). Pra, artistët bëhen pjesë e këtij Panairi vetëm duke paguar shumën e caktuar për çdo pikturë të ekspozuar e nuk është fjalë për perzgjedhjen "e artistëve të shquar botërorë nga kuratori…" siç thot artistja dhe profesoresha në Fakultein e Arteve të Bukura të UP-së!
Pse ka nevojë Zake Prelvukaj të mashtrojë portalin dhe opinionin artdashës me dezinformime të tilla, duhet të tregojë ajo vet, por mund të them se ky nuk është rasti i vetëm kur, artistë tanë të ndryshëm shpesh, na japin informacione të fryra për të ngritur ‘rejtingun’ e tyre dhunshëm, në këtë shtet ku s’ka mbet më me besu në asnjë ‘sukses’ të krijuesëve tanë të artit nëpër botë, para se ai të vërtetohet mirë!".
Konkursi i shpallur nga htegaleristja Monica Martins dhe kust e pjesemarrjes ne Salon Art Shoping "Carrousel du Louvre"
Galeristja Monica Martins jep emrat e artisteve qe do te jene pjese e stendes se saj B38, ne Panairin e Artit "Carrousel du Louvre"
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndividualizmi ynë i mjerë

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
Interpretimi i një letre: Kur Edith Durham i shkruante George Bernard Shawit, për krimet serbe në Kosovë

“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë
Dashuria e arkitektit shqiptar, për vajzën e Sulejmanit të Madhërishëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa