Të shtunën, me 30 Maj 2015, Komuniteti Aktiv Qytetar sjellë konferencën jo-formale të radhës BarCamp Gjakova #14.
Këtë radhë do të ketë tema të llojllojshme nga folësit e ftuar, ku për diskutim do të ndajnë eksperiencën e tyre: Astrit Lleshi, Butrinti Batalli dhe Kujtim Rrahmani, biografitë e të cilëve mund ti gjeni në vazhdim:
-Astrit Lleshi punon në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) të Kombeve të Bashkuara në Hagë, Holandë që nga viti 2002 , ku ofron mbështetje psiko-sociale për viktimat dhe dëshmitarët që dëshmojnë në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte. Ndërsa 15 vite më parë ka punuar për “War Child Holland” si dhe OSCE në Gjakovë. Astriti është duke vazhduar magjistraturën më temë “terrorizmi dhe siguria” pranë Univerzitetit të Salford, Manqester në Britani, ndërsa ka përfunduar Univerzitetin në drejtësi pranë Univerzitetit “Bogdan Voda, në Cluj- Napoca, Romani, si dhe ka një BA tjetër në drejtësi pranë Univerzitetit AAB në Prishtinë.
Astriti do të flas për punën në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si dhe për Viktimat luftërave dhe pervojat e tyre si dhe rastet e ndryshme aktuale dhe të kaluara.
-Butrinti Batalli është i certifikuar si Konsulent Menaxherial CMC (Certified Management Consultants ) si dhe Menaxher i Sistemeve te Cilësisë nga EOQ (European Organization for Quality), me përvojë të gjerë në prodhim dhe konsulencë menaxheriale i angazhuar në fushat e menaxhimit të cilësisë, mentorim, auditime të cilësisë, zhvillimin institucional dhe organizativ. Butrinti është partner menaxhues në “INOVA” Industrinë e Gypave të Plastikës si dhe në INOVA Consulting, kompani Kosovare e konsulencës me theks të veçantë në ISO standarde. Ai ka më shumë se 15 vite përvojë profesionale. Përgjatë viteve, Butrinti ka ofruar shërbime këshilluese për ndërmarrje të shumta të sektorit privat, në veçanti në krijimin e sistemeve të menaxhimit sipas standardeve ndërkombëtare ISO. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në degën Menaxhment & Informatikë, ndërsa studimet e magjistraturës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në një program të veçantë në UBT dhe Diplomatische Akademie – Wien. Momentalisht është kandidat doktorant pranë ECPD-së në fushën e Menaxhmentit.
Butrinti është Kryetar i zgjedhur i Klubit Rotarian për vitin 2015/2016, ndërsa në Barcamp do të flas për Rotary’n në përgjithësi, si misioni e vlerat, shërbimi ndaj komunitetit, aktivitetet etj.
-Kujtim Rrahmani menaxhon Zyrën Informative Turistike përmes ogranizates “Prokult”, me qëllim që të promovoj turizmin në Gjakovë. Ndërsa ka punuar ne projekte të ndryshme të mbështetura nga donatorë si; Ambasada Norvegjeze, UNDP, USAID/ National Geographic, Komisionin Europian, IREX USAID, USAID/ FDI, Swisscontact etj. Kujtimi ka përfunduar studimet në Univerzitetin e Prishtinës, dega ekonomi dhe administrim, si dhe mban diplomë pranë Kolegjit Dardania në ekonomi dhe turizëm.
Kujtimi në Barcamp do të flas për trashigiminë dhe turizmin.
Vendi ku do të mbahet ngjarja është DEL House, ndërsa për freskim ju ofrohet edhe nga një pije falas. BarCamp Gjakova ogranizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar dhe mbështetet nga Fondacioni IPKO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Kalendari i lashtë i Beratit (Video)
Interpretimi i një letre: Kur Edith Durham i shkruante George Bernard Shawit, për krimet serbe në Kosovë

Arti si lëvizje e kundërt ndaj nihilizmit
Libri që më mësoi çfarë është përkthimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa