Me rastin e 25-vjetorit të ‘Deichtorhallen’, qendrës më të rëndësishme evropiane për art bashkëkohor, është hapur ekspozita “Picasso në artin modern”, shkruan Deutsche Welle.
Specifike në këtë ekspozitë është se nuk ka asnjë vepër të realizuar nga piktori i njohur spanjoll, por mund të shihen rreth 200 vepra të 90 artistëve botërorë, të cilët ose e kanë imituar babanë e artit të shekullit XX, ose janë inspiruar prej tij apo ia kishin mësyrë ta tejkalonin maestron.
Për shembull, në këtë ekspozitë mund të shihet se si piktura e njohur e Picassos “Guernica” e ka inspiruar Thomas Zippin, më 2008, e për herë janë ekspozuar shembuj të ndikimit të këtij artisti në artin gjerman të pasluftës. Me veprat e A.R. Penckut, Georg Baselitzit e Karl Otto Götzit është shpalosur ndikimi i kubistit me nam si te artistët e Gjermanisë Lindore njashtu edhe te ata të asaj Perëndimore.
Ekspozita hedh dritë edhe në mahnitjet e skajshme të piktorëve më të njohur bashkëkohorë me veprat e Picassos, të cilat shkaktonin habi, e bënë të famshëm ose studiohej e kopjohej. Për ta ishte edhe sfidë, edhe nxitje.
Në kohët e tashme, asnjë artist i shekullit XX nuk vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut më shumë sasa Picasso. Ekspozitat me veprat e tij, anekënd botës vizitohen nga miliona njerëz.
Shumë vepra që kanë zënë vend në këtë ekspozitë janë huazuar nga institucionet e mëdha muzeore si “Tate Modern” i Londrës apo i Qendrës Pompidou të Parisit.
Ekspozita është fokusuar në krijimtarinë artistike të pesëdhjetë vjetëve të fundit, por janë ekspozuar edhe të reja, të realizuara enkas si ato të Thomas Houseagos, grupit artistik “Gelitin”, Robert Longos dhe John Stezakerit.
Krejt artistët, veprat e të cilëve janë përzgjedhur, kanë diçka të përbashkët: synimin që t’i masin forcat me Picasson me gjenialitetin e tij poetik e luftarak e me këtë dëshmojnë se sa i madh ka qenë dhe vazhdon të jetë ndikimi i tij në botën e artit.
"Deichtorhallen" në Hamburg, deri në vitin 1984 ka shërbyer si qendër tregtare. Ndërrimi i destinimit u përurua më 9 nëntor të vitit 1989 dhe tash është njëra prej hapësirave më të njohura ekspozuese të artit modern në Evropë "Picasso dhe arti modern do të zënë vend në këtë hapësirë deri më 12 korrik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Epoka e pendesës: Brezi Z u rrit i ngjitur për ekranin dhe humbi kënaqësinë e të qenit njeri

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë
Homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa