Engjëll Berisha, kompozitor dhe pedagog shqiptar, me më shumë se 50 vite të krijimtarisë i dha shumë skenës dhe muzikës kosovare, u nderua sot me Çmimin Kombëtarë për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”, nga ministri i kulturës, rinisë dhe sportit, Memli Krasniqi.
Me këtë rast u bë edhe ndarja e çmimeve vjetore në fushën e muzikës, me të cilat u nderuan kompozitorja Dafina Zeqiri për veprën “Kujtoj – poemë simfonike” në kuadër të çmimit “Vepër simfonike – koncertale me kohëzgjatje së paku 20 minuta” dhe kompozitori Kreshnik Aliçkaj me për veprën “Sextet pianistik” në çmimin “vepër kamertale me kohëzgjatje së paku 10 minuta”.
Laureati Engjëll Berisha, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ka thënë disa fjalë për Niketë Dardanin, i cili gjithashtu u ndje i nderuar që mori këtë çmim.
Berisha ka folur edhe për studentët e tij.
“Përpos punës sime, veprave që kam shkruar, është një kënaqësi e veçantë kur i sheh studentët tu që vazhdojnë të krijojnë në ambientin tonë, që nuk ka traditë shumë të lashtë të muzikës artistike. Tradita e madhe është tradita popullore. Të rinjtë kanë talent të kompozojnë muzikën popullore”, tha Berisha.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, konsideroi se këto çmime janë një vlerësim për punën e njerëzve që japin shumë për kulturën tone. Ai tha se çmimet, në veçanti ato në kategori të tjera janë edhe një stimulim për krijuesit e rinj.
Ministri ka vlerësuar krijimtarinë e akademik Engjëll Berishës, si dhe përkushtimin e madh të kompozitorëve Zeqiri e Aliqkaj.
“Akademiku, profesori, pedagogu Engjëll Berisha, është një personalitet i shquar jo vetëm i Kosovës por i kombit shqiptar, i cili përmbi 50 vite përmes krijimtarisë e sidomos punës së tij edukative i ka dhënë shumë skenës dhe muzikës në Kosovë, jo vetëm në shtimin e kuadrove, por edhe të rritjes së vlerave dhe standardeve më të avancuara se në të kaluarën”, tha ministri Krasniqi, duke vlerësuar se me të drejtë dhe me meritë të plotë këtë vit kompozitori Berisha merr Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”.
Edhe Lauretatët e tjerë, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Aliqkaj janë shprehur të nderuar për çmimin dhe kanë thënë se do të vazhdojnë të punojnë në pasurimin e krijimtarisë në muzikën artistike.
E këto Çmime të ndara në fushën e muzikës janë vlerësuar nga anëtarët e jurisë në përbërje të: Trimor Dhomit, Visar Kuqit dhe Misbah Kaqamaku të cilët janë edhe studentët e laureatit Engjëll Berisha.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ‘Niketë Dardani”, ka vlerën financiare 5.000 euro, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë kamertale 2.000 euro. E çmimi për veprën më të mirë simfonike- koncertale 3.000 euro. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Hazir Reka, 25 vite, 25 foto dhe historia e lirisë

KORBI

NJOLLA E ZEZË

Murat Ahmeti, në botën si karikaturë e përhershme e vetvetes

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare