Nasho Jorgaqi ka botuar në “Gazeta Shqiptare” një ‘Letër të Hapur’ për Ismail Kadarenë. Në të shprehet se është ai “i paemri” që ka botuar novelën “Dashuria e Mimozës” për historinë rinore të shkrimtarit.
“Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi një ‘histori dashurie’ të ngjashme… duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si ‘hero pozitiv’! Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”, thotë Kadare në hyrje të veprës “Mjegullat e Tiranës”, shkruar më 1958 dhe botuar sivjet, ku ai rrëfen historinë e tij të hershme të dashurisë.
Veçse pos sa u tha më lart, Jorgaqi hedh idenë se romanin në fjalë Kadare nuk e ka shkruar më 1958, “pasi në atë kohë ti nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist”. Më poshtë, ai shënon “Unë e besoj se e ke bërë këtë sprovë, por jo në atë kohë, po në vitet e mëvonshme, ndoshta dhe para pak vitesh, pas shpalljesh botërisht të vendimit se nuk do të shkruaje më letërsi artistike. Ka qenë kjo kohë kur të kanë tunduar kujtimet dhe ditarët e rinisë së hershme për të shkruar një vepër të mistifikuar.
Them kështu se, pasi e lexova romanin, gjëja e parë që mendova ishte se kjo vepër nuk i takon asaj kohe që pretendon ti”. Ndërkaq, “Mjegullat e Tiranës”, “Onufri” 2014, paraprihet nga një intervistë dhe ka në fund një studim të Viola Isufaj. Në të vijnë krahasimet mes këtij romani, pra “Mjegullat e Tiranës” si vepër e parë e shkrimtarit dhe veprave që erdhën më vonë. Ja si nis materiali: “Para se të hynte në klimën sovjetike, para se të shkruante letrat e çartura ala Pushkin, përpara se të krijonte temat dhe format risuese, para se të arrinte një rrokje të dukurive përmes shqisave po aq sa prej njohjes së thellë, dhe përpara se të hynte në territoret e ferrit të diktaturave më të egra që ka njohur njerëzimi, bota e shkrimtarit të përbotshëm Ismail Kadare ishte në krijim e sipër, ishte një kohë para kohës, një kohë ab aeterno. Aty, Ismail Kadareja provon të shkruajë një roman”. Prej romanit, studimit, e intervistës që qëndrojnë bashkë në të njëjtin botim, po shkëpusim disa fjali që hedhin më shumë dritë mbi veprën dhe u përgjigjen disi pikëpyetjeve të prof. Nasho Jorgaqit.
Studimi
Studiuesja Viola Isufaj ka pasur mundësinë të lexojë ditarin dhe draftin e romanit. Ndërsa vëren se jo të gjitha shkrimet e Kadaresë kemi mundur t’i lexojmë, shënon se “Një prej tyre, nga më të largëtit në kohë është pikërisht ky roman, ‘Mjegullat e Tiranës’, roman i pabotuar deri më tani dhe për këtë, i panjohur për lexuesin. Një roman i rinisë së shkrimtarit, parazgjatimet e të cilit shtrihen edhe më tej: tek një ditar i dikurshëm studenti”. Ajo vëren se i kthyer në objekt studimi, romani mund të duket gjithçka, por vetëm madhështor jo. “I tillë, pa madhështi, hapet sot para nesh, duke sjellë të djeshmen e një shkrimtarie; vjen për dëshirën kureshtare tonën, vjen duke iu dhuruar lexuesit si roman i hershëm dhe jo për ta matur me të shkëlqimin e krijimtarisë së autorit”. /GSH/BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Hazir Reka, 25 vite, 25 foto dhe historia e lirisë

KORBI

NJOLLA E ZEZË

Murat Ahmeti, në botën si karikaturë e përhershme e vetvetes

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare