BarCamp Prishtina #21 do të mbahet më datën 27 mars 2014 duke filluar në ora 17:00 në Kolegjin Universitar Universum në Prishtinë. Dedikuar javës së gruas organizuar nga National Democratic Institute in Kosovo (NDI) ky BarCamp do te sjelle ne nje vend folese te cilat do e mbushin kete edicion me histori qe nuk i keni degjuar me pare.
Java e Gruas është një ngjarje që do të mbledh gratë nga të gjitha fushat ku do të kenë mundësi të diskutojnë, të identifikojnë dhe ekspozojnë të gjitha rrugët që duhet të marrin për të përmisuar pozitën e gruas në Kosovë. Pjese e aktiviteteve te kesaj jave do te jete edhe ky edicion i BarCampit.
Folëse të këtij edicioni do të jenë Zana Kurtishi Rudi, Kosovare Krasniqi dhe Blerta Thaçi.
Zana Kurtishi Rudi është mësimdhënëse e Informatikës dhe Teknologjisë në shkollën fillore “Zekeria Rexha" në Gjakovë. Ajo është koordinatore e klubit të teknikëve të rinjë në shkollën që ajo punon. ‘Klubi i teknikëve të rinjë’ është një iniciativë e Basic Education Program, pjesë e USAID ku kanë punuar me Lego robots dhe pjesë tjera të Teknologjisë. Klubi saj ofron asistencë teknike brenda shkollës dhe ka digjitalizuar mësimdhënjen në disa prej klasave. Zana në BarCamp do të prezentoj punën e saj dhe të nxënësëve të saj.
Kosovare Krasniqi mbane diplomë në Inxhinieri Kompjuterike dhe diplomë Master në teknologji nga Gjøvik University College. Kosovarja u kthye në Kosovë në vitin 2006 pasi ka jetuar për shumë vite në Norvegji. Që nga kthimi në Kosovë ajo u morr me punë menaxheriale në sektorin e ITsë, duke menaxhuar KIJAC për 5 vite me radhë, dhe në fillim të vitit filloi punën si drejtoreshë ekzekutive në Athene Kosovo, kompani simotër me Athene Prosjektledelse në Norvegji që ndihmuan në bashkëthemelimin e Innovation Centre Kosovo. Kosovarja do të ndaj sfidat e saja drejt suksesit dhe rolin që Athene ka luajtur në Kosovë me projektet e saja.
Blerta Thaçi punon si zhvilluese e softuerit në kompaninë Appsix. Appsix është një startup që merreët me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobil me bazë në Prishtinë. Blerta është gjithashtu pjesë e komunitetit të open source FLOSSK në Kosovë dhe ka punuar në IPKO Foundation si organizatore e eventeve më parë. Blerta në BarCamp do të flas rreth mundësive që gratë kanë në botën e teknologjise, programimit dhe punën që kanë bërë ajo dhe ekipi e saj.
Sponzorë medial të BarCampit janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Duke filluar në ora 17:00 deri në ora 17:30 do të jetë një koktej i vogël me ushqim. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale dhe në Twitter (kërkoni me hashtag #BCPRN).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Teto Ollga “mbledh” turistët e vendasit për një festë në Tushemisht

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët