Martin Camaj shkonte shpesh në Kosovë gjatë viteve kur studionte në Beograd. I lidhur me një grup të rinjsh nga Kosova që studionin letërsi në Beograd, dhe i ndaluar të vinte në Shqipëri për shkak të arratisjes, ai gjente një copë tjetër atdheu në Prishtinë. Por, ndërsa u nis me aq dëshirë për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të shkrimtarëve të Kosovës në vitet ’50 të shekullit të kaluar, ai nuk mund të merrte pjesë. Në kujtimet e tij, gazetari dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi e kujton këtë episod, i cili i ka mbetur ende në mendje.
“Nuk e mbaj mend as vitin e jo më muajin, a ditën, kur u mbajt e para Mbledhje e Letrarëve të Kosovës në sallën e epërme të kinemasë ‘Rinia’, në Prishtinë. Më duket se ‘organizata jonë letrare’ zyrtarisht quhej ‘Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës’, në të cilin merrnin pjesë jo vetëm shkrimtarët shqiptarë, por edhe serbë, malazezë dhe turqit”, shkruan ai në librin “Nga ditari im”.
Ajo çfarë atij i kujtohet nga kjo ngjarje e që nuk do ta harrojë asnjëherë, është e papritura që ndodhi.
“Ma thotë mendja do të ketë qenë ditë e diel, një ditë e bukur me diell dhe një atmosferë solemne, thuajse festive. Të gjithë ishin veshur me rrobat më të mira dhe seç u reflektohej një shprehje hareje në fytyrë. Epo nuk ishte punë e vogël kjo të mbahej solemnisht, zyrtarisht dhe në nivel shtetëror Kuvendi i Parë i Shkrimtarëve të Kosovës. Por, ajo që nuk harroj kurrë edhe sot, sigurisht, mbi gjysmëshekulli, është skandali i paparë që na ndodhi në hyrje të sallës’, kujton Kelmendi.
Atij dhe Martin Camajt do t’u komunikohej se e kishin të ndaluar rreptësisht të merrnin pjesë në këtë mbledhje. Emrat e dy letrarëve ishin fshirë nga lista dhe nuk u lejohej hyrja. Camaj në ato kohë ishte ndër poetët më të njohur. Kishte ikur nga Shqipëria dhe studionte në Beograd bashkë me Kelmendin dhe një grup tjetër letrarësh nga Kosova. Ishin vitet ‘50 dhe pjesëmarrja e Camajt në këtë takim letrarësh në Kosovë duhet të ishte një surprizë. Brenda në takim si i ftuar i nderit ishte shkrimtari serb, Dobrica Cosic.
“Pasi ndenjëm pak në oborr, erdhi koha të niste mbledhja. Unë kisha përkrah Martinin dhe sapo u drejtuam nga hyrja na u drejtua Vehap Shita, i cili në atë kohë ishte sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shumë ngurrim dhe një shprehje keqardhjeje, na ndali dhe na tha përafërsisht se i kanë dhënë një detyrë shumë të rëndë, që pikërisht ai duhet të na komunikojë se emrat e Martin Camajt dhe Ramiz Kelmendit janë fshirë nga lista e pjesëmarrësve në Kuvendin e Parë të Letrarëve të Kosovës. U stepëm, por jo vetëm ne, por edhe Vehapi”, kujton Kelmendi.
Ata nuk morën asnjëherë shpjegim për këtë ngjarje. Martini u kthye në Beograd, ndërsa ai në shtëpinë e tij në Prishtinë. Kjo ndodhi e trishtë do ta shoqëronte gjatë mendjen e Ramiz Kelmendit, i cili nis të dyshojë dhe te miku i tij, gazetari Vehap Shita. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!
Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!
Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Kisha e Shën Ndout në Prishtinë: Punëtorët shqiptarë të besimit islam, refuzuan detyrën e rrënimit
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos