LAJMI I FUNDIT:

Keqbërësit dëmtojnë rëndë një pikturë të Claude Monet

Keqbërësit dëmtojnë rëndë një pikturë të Claude Monet

Një grup vandalësh ka dëmtuar mjaft keq një vepër të njohur të piktorit francez, Claude Monet, në muzeun e Parisit. Ky akt i shëmtuar ka ndodhur kur vandalët kanë hyrë me forcë në një muze, gjatë një festivali, dhe e kanë dëmtuar veprën e piktorit të famshëm të impresionizmit.

Zyrtarët e Muzeut të Orseit kanë thënë dje se vandalët hynë nga një derë e pasme e muzeut dhe e goditën veprën “The Bridge at Argenteuil” e shekullit XIX me grushte, dhe duke i shkaktuar asaj një të çarë prej 10 centimetrash.

Zyrtarët e muzeut kanë deklaruar se dëmtimi i pikturës është i madh, porse dëmi mund të riparohet. Incidenti ndodhi gjatë një festivali që u zhvillua gjatë gjithë natës, të shtunën dhe të dielën.