LAJMI I FUNDIT:

Facebook e zgjeron projektin e Internet.org

Facebook e zgjeron projektin e Internet.org

Nisma e Facebook - Internet.org, për të ofruar shërbime falas të internetit në vendet në zhvillim, tani është në dispozicion për të gjithë qytetarët e Indisë përmes aplikacionit pa pagesë Free Basics në Reliance Communciations.

Projekti synon të ofrojë mbështetje dhe mundësi për komunikim online për njerëzit në vendet në zhvillim dhe qasje më të lehtë në internet. Megjithatë, disa e kanë kritikuar iniciativëne Facebook, duke thënë se e njëjta shkel disa nga parimet e neutralitetit të rrjetit.

Reliance Communications është operatori i katërt më i madh i telekomit në Indi, me rreth 110 milionë abonentë s aka regjistruar deri në qershor. (Telegrafi)