LAJMI I FUNDIT:

Vlera e SnapChat bie në 12 miliardë dollarë

Vlera e SnapChat bie në 12 miliardë dollarë

Snapchat, shërbimi i mesazheve me 100 milionë të përditshëm aktivë, e cila e pati refuzuar ofertën e Facebook në të kaluarën, është kompania e fundit e teknologjisë vlera tregtare e së cilës ka rënë.

Në tremujorin e fundit, vlera e tregut për SnapChat ka rënë për 25%, edhepse nuk dihet se cila ka qenë arsyeja për këtë rënie.

Zakonisht, kjo mund të ndodhë kur investitorët e rinj vijnë në kompania ose kur kompania rivlerësohet për mundësitë e aksioneve për punonjësit e saj.

Në kohën e investimeve nga Fidelity, Snapchat ishte thënë të jetë vlerësuar me shifrën marramendëse prej 16 miliardë dollarë. Tani kjo vlerë thuhet se është vetëm vlerë 12 miliardë dollarë. (Telegrafi)