Google njoftoi një ndarje të madhe të strukturës së saj operative, duke krijuar një kompani tjetër të quajtur “Alphabet”, e cila do të përmbajë filiale për të ndarë biznesin e saj bazë të reklamave në internet nga sipërmarrjet më të reja, siç janë makinat pa shofer.
Kjo lëvizje cilësohet si një përpjekje për ti lejuar kompanisë të përqendrohet në projektet e saj më kreative dhe ambicioze. Lajmi surprizë i rriti aksionet e Google me 7%, në rreth 708 dollarë për aksion.
Kompania Alphabet Inc do të zëvendësojë Google si një entitet i tregtimit publik dhe të gjitha aksionet e Google, automatikisht do të konvertohen në të njëjtin numër të aksioneve të Alphabet, me të gjitha të drejtat.
“Kjo strukturë e re do të na ndihmojë të fokusohemi mbi mundësitë e jashtëzakonshme që kemi brenda Google”, deklaroi bashkëthemeluesi dhe njëkohësisht shef ekzekutiv, Larry Page, në një postim në blogun e tij.
Larry Page do të shërbejë si shef ekzekutiv i kompanisë së krijuar rishtazi, ndërsa Ruth Porat, i cili ju bashkua Google pasi u largua nga Morgan Stanley, do të emërohet shef financiar i të dyja kompanive.
Ndërsa Sundar Pichai, i cili në kohët e fundit ka shërbyer si zëvëndëspresident i divizionit të produkteve, do të jetë kreu i Google, divizioni i motorit të kërkimit të Alphabet. Struktura e re u njoftua menjëherë pas mbylljes së Wall Street në sesionin e së Hënës.
Larry Page saktësoi se “Alphabet është kryesisht një koleksion kompanish, ku më e madhja prej të cilave, është natyrisht, Google.
Kompania njoftoi gjithashtu se marrëveshja e re do të hyjë në fuqi më vonë gjatë këtij viti. /javanews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu është The Wall, televizori i parë modular me microLed 146 inç
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
Motorola prezanton dy telefona të rinj
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze