LAJMI I FUNDIT:

Prishet Google – kthehet mbrapshtë!

Prishet Google – kthehet mbrapshtë!

Nëse jeni mërzitur nga kërkimi i zakonshëm në gjigantin më të madh të internetit në botë, Google, atëherë ka zgjidhje për këtë “problem”.

Në fakt, Google sot e ka prezantuar një perspektivë tjetër të ndryshme të kërkimit në faqen e saj të re, që është krejt e mbrapshtë. Në fakt, edhe faqja e re e Google për kërkimin argëtues është e mbrapshtë – com.google.

Në këtë version të faqes, gjithçka është e pasqyruar në të kundërtën, dhe kërkimi në këtë format të faqes së Google është mjaft interesant.

Nëse e pyesni veten se pse ka ndodhur kjo atëherë duhet ta dini datën e sotme 


Provojeni dhe na tregoni përshtypjet tuaja në komente. (Telegrafi)