Platforma online Albanian MOOC që promovon arsimimin shkencor të shqiptarëve në bashkëpunim me prijësin e teknologjisë së informacionit Microsoft shpërblejnë programuesit e aplikacioneve në sistemin operativ Windows Phone
Thuajse dy muaj më parë platforma për arsimim shkencor ALMOOC në bashkëpunim me gjigandin Industrial të Teknologjisë së Informacionit MICROSOFT Windows App Studio shpalli konkursin "The Best of Almooc" nën moton "mësimi nuk ka qenë asnjëherë më zbavitës se kaq" me qëllim që të nxisë programuesit shqiptarë të ndërtojnë aplikacione për sistemin operativ Windows Phone.
Kjo garë ngjalli interesim tejet të madh tek të apasionuarit e teknologjisë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë dhe vetë numri i pjesëmarrësve 1000+ tregon se sa është rritur shpirti garues tek shqiptarët për të tilla konkurse ndërkombëtare por njëkohësisht dëshmon se sa janë shqiptarët të prirur pas programimit në përgjithësi. Ishte pikërisht kjo arsyeja që Windows App Studio firmosi marreveshje me platformën ALMOOC për të nxitur talentet shqiptare të teknologjisë të ndërtojnë aplikacione për pajisjet e zgjuara (inteligjente) që përmbajnë sistemin operativ Windows Phone dhe të stimulojnë të rinjtë shqiptarë.
Juria nën udhëheqjen e drejtuesit të Microsoft Windows App Studio Z. Bryan Tomlinson, në fazën e parë përzgjodhi mbi 200 aplikacione të cilat u filtruan në mënyrë shumë rigoroze dhe publikoi listën e limituar prej 20 aplikacionesh të cilat gjatë ceremonisë finale u prezantuan për audiencën e gjerë. Ndarja e shpërblimeve për më të mirët u realizua përmes një ceremonie paksa të rrallë (e-ceremony) e mundësuar nga vetë teknologjia e informacionit në të cilën të gjithë shqiptarët patën rastin t’a ndjekin vlerësimin për projektet e tyre në kohë reale.
Juria me seli në shtetin e Washington-it drejtoi ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve dhe u bashkëfacilitua në kohë reale nga qendrat në Prishtinë dhe Tiranë. Në këtë ceremoni u ndanë shpërblimet në tre kategori të ndryshme.
Sponsorizuesit e këtij eventi Windows App Studio në koordinim me Microsoft Albania për kategorinë e parë dhuruan katër pajisje tabletë, tre nga të cilat u fituan nga konkurentët nga Prishtina dhe një nga Tirana, ndërsa në kategorinë e dytë u ndanë katër Smartphone Nokia Lumia. Në kategorinë e tretë u ndanë çertifikata mirënjohjeje për 4 fituesit e çmimit të tretë. Anëtari i jurisë Steven Yee mbeti i mahnitur dhe pohoi se shpërblimet e ofruara ishin fare simbolike në raport me cilësinë, kreativitetin dhe funksionalitetin e produkteve që shqiptarët ofruan në këtë garë tejet interesante. Për më tepër, kjo garë dëshmoi një nivel të lartë profesional të konkurentëve gjë që dëshmon se shqiptarët janë shumë të aftë në fushën e TIK-ut.
Së fundi, organizatorët u zotuan që aktiviteti në fjalë është vetëm fillimi i bashkëpunimeve me Microsoft, dhe të tilla projekte do të ketë dhe në vazhdimësi falë partneritetit që platforma ALMOOC synon të ketë me Microsoft në të ardhmen e afërt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze