Rikthehet UPSHIFT: Social Impact Workshop me edicionin e dytë, organizuar nga Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë.
“UPSHIFT: Social Impact Workshop” apo Punëtoria për Ndikim në Shoqëri është model dinamik që sjellë së bashku idetë, problemet, të rinjtë dhe metoda të ndryshme edukative dhe inovative për të dizajnuar dhe zgjidhur probleme të ndryshme shoqërore, të identifikuara paraprakisht nga të rinjtë.
Edicioni i dytë i UPSHIFT-it do të mbahet në Ferizaj nga 13-15 Mars 2015, ndërsa thirrja për të identifikuar problemet nga të rinjtë tashmë ka filluar dhe do të zgjasë deri më 4 Mars 2015.
Joshua Harvey, menaxher i Laboratorit për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë, thekson se: “UPSHIFT Social Impact Workshop është model i ri që vjen në Kosovë, i dizajnuar pikërisht nga të rinjtë, por edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe stafi i Laboratorit”.
Me tej, Harvey nënvizon rëndësinë e kësaj punëtorie duke thënë se “Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë vazhdon të sjellë mundësi të reja për të rinjtë kosovarë, që përmes talentit të tyre të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme shoqërore, por edhe që të fitojnë aftësi dhe eksperienca të reja që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen”.
Punëtoria e parë është mbajtur në Gjakovë, në Tetor të vitit të kaluar, duke sjellur projekte jashtëzakonisht kreative, interesante dhe me ndikim pozitiv në komunitetet prej nga vijnë këto projekte.
Arbnora Shala, pjesëmarrëse në UPSHIFT-in e kaluar dhe njëherit anëtare e ekipit “Logopedia”, të cilët fituan njërin nga çmimet e UPSHIFT-it tregon eskperiencën e saj në punëtori: “Projekti “Logopedia” ishte një experience e re për të gjithë ekipin dhe një mësim i vlefshëm se si duhet të udhëhiqet dhe punohet në një projekt; nga pjesa fillestare e identifikimit të problemit e deri në zgjidhjen e atij problemi. Por, kënaqësia më e madhe e gjithë kësaj eksperience ishte ndihma që ju kemi ofruar fëmijëve me problem logopedike në Komunën e Gjakovës.”
Ndërkaq, Bujar Dujaka nga fashti Cërmjan, anëtarë i ekpiti fitues së UPSHIFT-it të kaluar, e përshkruan punëtorinë si “mundësi, eskperiencë, gëzim, sfidë, përfitim, ringjallje; të gjitha në një vend.” Qendra Kreative Cërmjan, projekti në të cilin Bujari është i involvuar, synon rritjen e rëndësisë së leximit dhe ofron trajnime edukativo-arsimore për të rinjtë e Komunës së Gjakovës.
Ndërsa ekipi i Laboratorit për Inovacione të UNICEF-it në Kosovë tashmë ka filluar një kampanjë informuese për të rinjtë duke vizituar shumë shkolla dhe qendra rinore, por edhe përmes rrjeteve sociale.
Valon Nushi, koordinator i punëtorisë tregon se “numri i të rinjve të interesuar është tejet i madh dhe se është mbresëlënëse të shohësh se si të rinjtë arrijnë të identifikojnë probleme të ndryshme që ballafaqohen çdo ditë dhe përmes metodave dhe teknikave të ndryshme të gjejnë zgjidhje kreative”.
“UPSHIFT Social Impact Workshop” është i hapur për të gjithë të rinjtë e Ferizajit, Hanit të Elezit, Shtërpcës, Kaçanikut dhe fshatërave përreth, ndërmjet moshes 16-26 vjeç. Ndërsa, dhjetë ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë çmimet e para, të cilat do të financohen për një periudhë 3-mujore pas punëtorisë, për ta zhvilluar më tutje idenë dhe projektin e tyre.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 4 Mars 2015 dhe të gjithë të rinjtë të interesuar duhet të aplikojnë duke e plotësuar formën e aplikimit në linkun në vijim: bit.ly/upshiftKS
“UPSHIFT Social Impact Workshop” në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë (Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Agjencioni Austriakë për Zhvillim dhe implementohet nga organizata jo-qeveritare “PEN”.
Të rejat më të fundit në lidhje me punëtorinë dhe kampanjën informuese mund të gjenden në faqen zyrtare të Facebook-ut: www.facebook.com/kosovoinnovations
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Si varion çmimi i iPhone 14 Pro Max në disa vende të botës?
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
Sharp padit Au Optronics
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze