Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të dhënave Personale sjell në Prishtinë vizionin Europian për Privatësinë në Epokën Dixhitale
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të dhënave Personale duket të jetë angazhuar shumë seriozisht në çështjen e të dhënave personale të qytetarëve kosovarë. Institucioni shtetëror po përgatitet për organizimin e një konference me impakt jo vetëm vendor por edhe rajonal në fushën e privatësisë online.
Në parim, qëllimi i kësaj konference është ndërgjegjësimi i qytetarëve kosovarë lidhur me të drejtat që ata posedojnë ndaj të dhënave të tyre online. Me pak fjalë, ju mund të apeloni çdo vendim për procedimin e të dhënave tuaja personale online qoftë ky institucion shtetëror apo privat nëse keni bindjen se ky akt bie në kundërshti ligjore dhe kushtetuese me rregullat ligjore të privatësisë. Krahas konferencës, në uebsitin e këtij institucioni shtetëror ofrohet edhe një anketë hulumtuese ku mund të merrni pjesë të gjithë me temë “Privatësia në Epokën Dixhitale”.
Fushata dy mujore “Privatësia në epokën dixhitale” përmbyllet me një konferencë tre ditore për gjatë datave 26, 27 dhe 28 Janar. Në ditën e parë të agjendës në një tryezë të rrumbullakët bisedimi, do të ulet shoqëria civile. Takimet fillojnë nga ora 9:00 deri ora 15:00.
Axhenda e ditës së dytë duke filluar nga ora 9:00 deri 16:00 përbëhet nga katër sesione, ku sesionet janë të ndara në bazë të profileve institucionale. Sesioni i parë janë autoritetet rajonale dhe ndërkombëtare si motra të ASHMDHP-së, sesioni i dytë janë politikë bërësit, sesioni i tretë përpunuesit e mëdhenj të të dhënave, dhe sesioni i fundit përvojat e folësve lokal në këtë fushë. Kryefjala e kësaj konference është Privatësia dhe Siguria e Informatave, dhe aktiviteti do të mbahet në Hotel Emerald. Hapjen e konferencës do ta bëjë Kryetari i Kuvendit të Kosovës i sapo emëruar, z. Kadri Veseli.
Dita e tretë do të fillojë në orën 9:30 për të përfunduar në ora 12:50. Në ditën e fundit ndër temat më të spikatura do të jenë: Privatësia në epokën Dixhitale drejtuar nga Mentor Hoxhaj njëkohësisht drejtues i fushatës pranë Agjensisë Shtetërore të Mbrojtjes së të dhënave Personale, Privatësia në Internet drejtuar nga Gabriella CSEH, zëdhënësja e Facebook, si dhe Cënueshmëria në Ueb drejtuar nga një ekspertët e DARTS dhe KCSS.
Krahas konferencës do të organizohet gjithashtu edhe një aktivitet i vogël, që institucioni shtetëror e ka përkufizuar si “Dita kur hakimi është legal”.
Tanzer Abazi, përfaqësues i kompanisë DARTS Security dhe njëkohësisht organizator i kësaj ngjarje, ekskluzivisht për PCWorld Albanian bëri të ditur se në këtë konkurs do të ketë 25 Hulumtues të Sigurisë të cilët gjatë tetë orëve do të përpiqen të gjejnë dobësi në disa uebfaqe të përzgjedhura.
Abazi tha se në fund të aktivitetit do të shpërndahen edhe çmime fituese, ku qëllimi i këtij aktiviteti është stimulimi i hulumtuesve të sigurisë apo të ashtu quajturit haker, si dhe angazhimi i këtyre burimeve njerëzore në shërbim të edukimit dhe sigurisë që të gjitha në interes të qytetarëve kosovarë dhe bizneseve online.
Të tjerë pjesëmarrës kyç të kësaj axhende tre ditore do të jenë: Kadri Veseli, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Samuel Zbogar, Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Jan Braathu, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Mehdi Latifaj, Drejtor Ekzekutiv i PTK, Bekim Collaku, Ministër i Integrimit Evropian, Arsim Bajrami, Ministër i Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Viti 2014 ishte një vit i trazuar lidhur me privatësinë e përdoruesve kryesisht në Bashkimin Europian. Jo rrallë herë kemi parë një sfidë të vërtetë mes unionit dhe gjigantëve si Google. Madje prezenca e shefit të zyrës Evropiane, Samuel Zbogar dhe angazhimi e mbështetja e vetë Bashkimit Evropian të një konference të tillë do të thotë shumë për qytetarët kosovarë mbase edhe ato rajonalë në të ardhmen. Po fillojmë të mendojmë për një “të drejtë për tu harruar” shqiptare, një iniciativë kjo e Komisioni Evropian që vuri me shpatulla për muri gjigantin e motorit të kërkimit Google duke vënë në plan të parë konsumatorin individ.
Një nga politikat kyçe të unionit është “Axhenda Dixhitale Evropiane”, ku në 2012 Komisioni Europian propozoi një reformë të strukturës ligjore të Bashkimit Europian lidhur me të dhënat personale duke theksuar dy faktorë të rëndësishëm që përbëjnë edhe kërcënimin madhor të privatësisë: Globalizmi dhe Teknologjia. Por a do të thotë kjo se qytetarët kosovarë do të kenë më shumë qasje mbi të dhënat e tyre online ? Ndërsa kjo mbetet për tu provuar, aktualisht po shohim ca lëvizje që mund të rezultojnë mjaft efektive në formësimin e një opinioni publik të fuqishëm lidhur me privatësinë online që në të ardhmen mund të jetë një faktor vendimtar në proçedimin e të dhënave tona në ueb.
Ajo që realisht shqetëson më së shumti përdoruesit jo vetëm rajonalë por edhe në unionin Europian është edhe faktori qeveritar ku besimit ndaj tij është venitur së tepërmi. Mbase në PCWorld Albanian mund të keni vënë re skenarë nga më të pa pëlqyerit, por një konferencë e tillë në një nivel kombëtar do të ketë një goxha efekt ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre private të Kosovës.
Nga ana tjetër, pjesë e konferencës do të jetë edhe një zëdhënëse e Facebook. Do të jemi aty për të dëgjuar kur të flasë për privatësinë, sepse rrjeti social për shkak të reklamimit e ka ftohur disi marrëdhënien me përdoruesit individual në kontrast me bizneset. Dhe për mos të harruar ndryshimet e shpeshta të faqes të privatësisë së Facebook.
Kosova dhe rajoni po përballen me një hov teknologjik që reflektohet në kërkesën e lartë për të dhëna. Shpresojmë që e gjithë kjo kërkesë të dhënash së bashku me bumin teknologjik të mos reflektohet në degradimin e cilësisë së shërbimeve ICT në rajon.
Partner të kësaj konference janë edhe dy markat e njohura mediatike të ICTSMedia, PCWorld Albanian dhe CIO Albanian. /PCWorld Albanian/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze