Në ditët e sotme, pjesa më e madhe e familjeve shqiptare posedojnë në shtëpitë e tyre telefona celularë, tableta apo kompjuterë të lidhur me ose jo me internetin.
Duket se slogani “Ku ka njerëz, ka telefona dhe ku ka shtëpi, ka kompjuterë”, tashmë është realitet që përputhet me demografinë. Por, veç të mirave dhe shërbimeve që sjellin këto pajisje, ato që na shqetësojnë janë efektet anësore. Edhe pse i kemi marrë të gjitha njohuritë e jemi të ndërgjegjshëm, përfshihemi aq shumë në to, sa e harrojmë “vrasjen e ngadaltë” që vjen nga rrezet. Një studim i ekspertëve evropianë, i konfirmuar dhe nga dijet mjekësore, tregon se fëmijët janë kategoria më e kërcënuar në momentin që ndezin Wi-Fi në telefonat ose tabletat e tyre. Mjeku pediatër, Dhimitër Gjergo tregon se prindërit duhet të kenë shumë kujdes në edukimin e fëmijëve dhe sidomos nënat shtatzënë. Ai shpjegon pse ata janë më të rrezikuar, në krahasim me të rriturit dhe efektet anësore të Wi-Fi. “Embrioni e më pas fetusi dhe fëmijët e vegjël janë më të cenueshëm nga çdo lloj rrezatimi radioaktiv për arsye sepse ata kanë një veçori dalluese nga të rriturit. Janë në procesin e rritjes dhe zhvillimit si në madhësi ashtu dhe në cilësi. Kështu, shumë qeliza pësojnë aktivitet mitotik të shtuar rrezatimi. Në këto kondita ka një efekt rreziku për sëmundje kanceroze, aq më tepër që rrezatimi në këtë moshë ka efekt kumulativ (grumbullues) e mund të jetë rrezik dhe pas një kohe të gjatë. Te ne duhet të bëhet kujdes dhe për rrezatimin e fëmijëve, për ekzaminime radiologjike diagnostikuese, pasi shpesh mund të evitohen e të mos përsëriten pa qenë nevoja”, tregon Gjergo.
Krijimi i varësisë
Lojërat e fëmijëve, të cilat dikur krijoheshin dhe organizoheshin në ambiente të hapura, tashmë janë lokalizuar brenda tabletave kompjuterike. Prindërit tregojnë për “Shekulli”-n se, janë të detyruar të “luftojnë” pafundësisht me fëmijët për t’i ekspozuar ata për qëllime edukimi dhe në orare të shkurtra. Por, duke i pranuar, edhe si mjete të domosdoshme për përditshmërinë, ata e kanë të pamundur kufizimin. Arben Loka, prind i dy vajzave, të cilat ndjekin shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” dhe Aida Kazia, nënë e një djali 7-vjeçar flasin për marrëdhënien e ndërlikuar mes fëmijëve dhe teknologjisë. “Vajza është përdoruese e telefonit dhe e kompjuterit. Telefoni ka parametra për wireless dhe internet dhe ajo e mban gjithnjë me vete. Në përgjithësi, ajo e përdor vetëm për të dëgjuar muzikë. Ndërsa për kompjuterin është vendosur rregulli i kontrollit prindëror, por herë pas here më duhet ta shoh dhe vetë”. I pyetur për efektet anësore që shfaqin këto mjete, Arbeni thotë se janë sende që kanë prirje të krijojnë varësi, qoftë telefoni, qoftë kompjuteri. “Është një debat i përditshëm. Mund të them se për fat të mirë i jemi larguar ekranit të televizorit, por duhet mbajtur një vëmendje e vazhdueshme, sepse krijimi i varësisë është një rrezik shumë i madh për shëndetin”, tregon Arbeni.
Thjesht luftojmë… përditë
“Kur djali nuk ka mësim ekspozohet më gjatë para kompjuterit, ndërsa kur i duhet që të mësojë, ulet para monitorit për një kohë më të shkurtër. Duke përllogaritur një mesatare kohore, ajo shkon deri në 3 orë”. E pyetur nëse e orienton fëmijën në lidhje me përdorimin e mjeteve teknologjike, Aida Kazia thotë se i tregon ta përdorë atë me qëllim që të mësojë gjuhën e huaj, por djali tërhiqet edhe nga lojërat virtuale, me luftë, me shpata etj. “ E këshilloj që ta shmangë sa më tepër, pasi mund të dëmtojë sytë, të lodhë trurin, të dëmtohet nga rrezatimet e gjithë të këqijat që ka kompjuteri. Edhe celularin mundohem të mos ia lë nëpër duar. Thjesht luftojmë. E njëjta luftë që fillon dhe mbaron çdo ditë”, tregon Aida Kazia.
Sinjali zhytet në trup
Një raport i publikuar nga ekspertë britanikë, pohon se fëmijët thithin më shumë rrezatim nga një burim se sa të rriturit. Ai paralajmëron se fetuset përgjithësisht janë më të prekshme nga të gjithë, dhe studiuesit thonë se nënat nuk duhet të mbajnë celularë në rrobat e tyre. “Fëmijët thithin më shumë MWR se sa të rriturit, sepse indet e tyre të trurit janë më shumë absorbues, kafkat e tyre janë të holla dhe madhësia e tyre relative është më e vogël”",¬ raportojnë ekspertët. MËR, një nga pajisjet celulare është shpallur kancerogjene e mundshme njerëzore. Fëmijët janë në rrezik më të madh se të rriturit kur janë të ekspozuar ndaj çdo lloj kancerogjeni. Lloji i rrezatimit që emetohet nga valët e radios (Wi¬Fi), mikrovalë dhe telefonat celularë ka treguar se shërben për të ngritur temperaturën e indeve në nivele shumë të larta të ekspozimit. Kjo quhet një ndërveprim termik, por studiuesit citojnë se rrezatimi që marrim çdo ditë mund të shkaktojë dëme. Njerëzit që përdorin Wi¬Fi, ose ata që janë në afërsi, janë të ekspozuar ndaj sinjaleve të radios, që ai emeton dhe një pjesë e energjisë transmetuar në sinjalet është zhytur në trupin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve
Apple shet tre modelet e iPhone
Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un
"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?