LAJMI I FUNDIT:

USAID: Nga biznesi i katalogut të shtypur deri te dyqani kryesor online

USAID: Nga biznesi i katalogut të shtypur deri te dyqani kryesor online

Një katalog tradicional komercial ka hedh farën për dyqanin e parë e kryesor online të Kosovës, duke vënë mijëra produkte brenda një kliku që targeton një popullatë që po rritet shpejtë e rehatshëm me idenë e tregtisë në internet .

Që nga lansimi i tij në dhjetor të vitit 2011, Smard është bërë shitësi kryesor me pakicë i Kosovës në internet, duke ofruar për shitje rreth 4.000 produkte, përfshirë elektronikën, veshjet, bizhuteritë, librat e madje edhe skuterët. Dërgesa bëhet falas, ose me kosto nominale, brenda 24 orëve të porosisë, thotë Gentian Lluka, 31 vjeç, bashkëpronar i kompanisë. Emri i kompanisë është një ndërlidhje e tkurrur e fjalisë “smartd eliveary” (dërgesa e zgjuar).

Ueb-faqja e Smardit është ndërtuar sipas katalogut fillestar që bazohej në biznesin e furnizimit të zyrave. USAID nëpërmjet programit të saj për ndërmarrësit e rinj, që ka zgjatur nga shtatori i vitit 2010 e deri në shtator 2013, ka mbështetur nismën dhe tetë punëtorët me një grant prej 10 mijë eurove, për të mbuluar shtypjen e një katalogu dyvjeçar, si dhe blerjen e pajisjeve kompjuterike për operacionet online.

"Ky ishte motori që lëvizi biznesin tonë”, tha bashkëpronar i dytë, Denis Gafurri, 40 vjeç, duke peshuar me dorë katalogun e fundit të Smardit.


Gafurri dhe Lluka kanë themeluar Smardin për të shitur furnizimet për zyre për klientët e biznesit. Përfundimisht, Lluka përdori përvojën e tij në bërjen e Telegrafi.com, portalit kryesor të Kosovës për lajme dhe informacione, për të kaluar në SmardOnline. Një lidhje me rëndësi në faqen e Telegrafit, shpejtë nisi të tërheq në Smard shumë prej 125,000 vizitorëve të saj unik ditor.

Pastaj, ndodhi diçka e çuditshme. "Njerëzit filluan të thirrin e të pyesin, ‘A mund të vendosim orët tona në faqen tuaj?’ Pastaj ishin parfumet, lodrat dhe TV-të”, thotë Gafurri. “Sot jemi bërë për Kosovën si një miniaturë e Amazonit”.

Sot, afro 30 kompani furnizojnë Smardin. Artikuj të popullarizuar janë regjistruar brenda depos në ueb-faqe të Smardit, derisa të tjerat dërgohen direkt nga furnizuesit. Shitjet e vitit të parë afërsisht ishin 100 mijë euro, një shumë që Lluka dhe Gafurri presim që të rritet pasi firma po ndërton besim tek klientëtesaj. Smardi tashmë ka filluar dërgesat me mjete të gatshme apo kredit.

Lluka thotë se një nga punonjësit postarë i kishte thënë atij se me qindra pako në ditë arrijnë në zyrën e postës kryesore vetëm nga një dyqan britanik.

"Ne duhet të fitojmë ndaj klientëve tanë për t’u dhënë atyre produktet që ata duan të blejnë këtu", thotë ai.

Programi i USAID-it për Ndërmarrësit e Rinj është konceptuar për të ndihmuar ndërmarrësit e rinj dhe në zhvillim, të moshave 18 deri 35 vjeçare. Programi është i vetëdijshëm se më shumë se trajnimet, ndërmarrësit thjesht kanë nevojë për kapital dhe mbështetje në kohë të duhur, gjatë periudhës së hershme e kritike të fazës nismëtare të biznesit. Për të arritur këtë, programi ofron grante krahasimtare dhe opsione finnciare me trajnime praktike e të qëndrueshme biznesi, si dhe shërbime të stërvitjes aktive për kompanitë e reja.