LAJMI I FUNDIT:

YouTube, 40% e trafikut vjen nga pajisjet mobile

YouTube, 40% e trafikut vjen nga pajisjet mobile

Edhe pse Google ka publikuar rezultate shumë pozitive financiare për tremujorin e fundit të vitit, rënia e kompanisë për koston për klikim të cilën ajo ia ngarkon reklamuesve, ka vazhduar.

Njëra prej arsyeve kryesore për këtë rënie ka qenë vështirësia e Google për të gjeneruar të hyra nga faqet dhe aplikacionet e saj mobile, të cilat po zëvendësojnë shpejtë faqet e saj të bazuara në desktop.

Sipas AllThingsD, trafiku nga pajisjet mobile tani përfaqëson 40 për qind të gjithë trafikut të YouTube, një rritje kjo nga 25 për qind sa ishte në vitin 2012, apo vetëm 6 për qind sa ishte në 2011-tën.

Dhe sipas analistëve, ky do të jetë një problem për Google, sepse sot janë shumë mënyra për të blerë reklama nga YouTube në formatin e saj të bazuar në desktop, por vetëm një mundësi për ta bërë këtë nga pajisjet mobile – formatin TrueView, të cilin përdoruesit mund ta ndalojnë.


Tani i mbetet Google të zbulojë një model të ri të reklamimit në YouTube nga aplikacioni i saj mobil, ose do të përballet me rënie të të hyrave nga ky shërbim. / Telegrafi /