LAJMI I FUNDIT:

Përçarje mes Facebook dhe Zynga?

Përçarje mes Facebook dhe Zynga?

Lidhjet në mes partnerëve shumë të afërt dikur, rrjetit social Facebook dhe zhvilluesit të famshëm të lojërave sociale, Zynga, së fundmi janë tendosur dhe thyer në masë të madhe.

Sipas dokumenteve të paraqitura të enjten në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Këmbimeve, thuhet se Zynga nuk është më një shtrirje e platformës Facebook, dhe se palët nuk janë më në marrëdhënie të ndërvarura të biznesit.

Në ditët e hershme të Facebook, Zynga ishte zhvilluesi më i madh i lojërave, me një diferencë të madhe nga zhvilluesit e tjerë në rrjetin më të madh social.

Ndërsa, Zynga gjithashtu ishte e lidhur kryesisht në Facebook, duke mbështetur reklamat e Facebook dhe pagesat që bëheshin përmes Facebook.


Në anën tjetër, Facebook lejonte partnerin e saj të promovojë edhe lojërat tjera që nuk ishin të lidhura në rrjetin social, për t’i mundësuar një rritje edhe më të madhe dhe ekspozim masiv ndaj audiencës. Si kthim, Facebook mbante të drejtat ekskluzive për lansimet e lojërave nga zhvilluesi Zynga.

Por ndërsa ekosistemi i lojërave është zgjeruar në rrjetin më të madh social në botë, mbështetja e Facebook për Zynga është pakësuar dhe zhvilluesi ka kërkuar që të reduktojë varësinë e saj në rrjetin social. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Teknologji
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori