LAJMI I FUNDIT:

KosICT sjell emra të mëdhenj të sektorit të TIK-ut

KosICT sjell emra të mëdhenj të sektorit të TIK-ut

KosICT është konferencë rajonale e organizuar nga STIKK, dhe ka për qëllim që çdo vit të mbulojë temat me aktuale të TIK-ut duke sjellur folës ndërkombëtarë, rajonal dhe vendor.

Gjithashtu, këtë vit KosICT do të jetë nikoqire e SEE ICT Forum (South East European ICT Forum Board Meeting) – një iniciativë e përbashkët e Shoqatave te TIK, Qendrave te Ekselencës dhe Inovacionit, dhe përfaqësuesve te biznesit nga rajoni i Evropës Juglindore.

Konferenca KosICT do të mbulojë temat si: e-qeverisje (eGovernance), mediat sociale në zhvillimin e biznesit(Social Media in Business Development), zgjidhjet mobile(Mobile Solutions) dhe biznes modelet inovative(Innovative Business Models).
Mysafir dhe moderator i konferencës do të jetë z. Villu Arak ish udhëheqësi i Skype dhe tash CEO i “General Specifics”. Ndër folës tjerë të konferencës do të jenë Dr. Arvo Ott drejtor i "e-Governance Academy" në Estoni; z. Blaž Golob drejtor i "Centre for eGovernance Development" për Evropën Juglindore, z. Peter A. Bruck CEO ne "Research Studios Austria" si dhe shumë të tjerë.

Konferenca KosICT do të mbahet më 27 Shtator në Hotelin Emerald.
Për të gjithë ata që regjistrohen deri më 10 Shtator ofrojmë një zbritje prej 20%.
Për më tepër informata lidhur me konferencën vizitoni www.kosict.com/Telegrafi/